Zyrtarisht, Mërkuri është në prapavijë: Sa do të zgjasë dhe çfarë mund të bëni ju!

Life style

Zyrtarisht, Mërkuri është në prapavijë: Sa do të zgjasë dhe çfarë mund të bëni ju!

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Makthi astrologjik i të gjithëve: Mërkuri është sërish në prapavijë! Duke nisur nga dje (27 shtator) rrethojeni këtë datë në kalendar dhe përgatiteni veten të tregoheni të kujdesshëm. 

Prapavija e Mërkurit dihet që shkakton konfuzion, frustrim, gabime, keqkuptime dhe vonesa. Thënë ndryshe, ky fenomen ndikon negativisht tek komunikimi i përditshëm i njerëzve. Ç'duhet të bëni ju?

Kontrolloni dy herë gjithçka keni në dorë: e-maile, tekste, prezantime, kërkesa apo çdo propozim që do ta ndani me dikë tjetër. Eshtë e natyrshme të ndiheni të frustruar kur të tjerët të mos ju kuptojnë se çfarë doni të thoni, prandaj përpiquni të mësoni çdo të thotë të jesh i duruar gjatë kësaj periudhe.

Prapavija mund t'ju sjellë telashe në disa aspekte të jetës suaj. Mos u habisni nëse ju prishet lap top-i dhe përpiquni t'i shtyni vendimet e mëdha për një moment të dytë. Nës keni gjëra të mëdha për të bërë gjatë kësaj kohe, përgatisni gjithmonë një plan B, C ose edhe D, për çdo të papritur që mund t'ju dalë.

Kjo, është prapavija e fundit për 2021-in dhe përfundon në 23 tetor, por gjithsesi mos u stresoni nga datat. Ka dhe disa përfitime që vijnë bashkë me Mërkurin. Mund të reflektoni dhe të foksuoheni tek mësimet që keni nxjerrë nga gabimet e të shkuarës. Bëni ca ndryshime në jetën tuaj dhe zgjidhni drejtimin që ju duhet! 

Në fund, kujtoni që asgjë nuk zgjat përgjithmonë, përfshi këtu dhe Mërkurin në prapavijë. Me durim dhe pak më shumë përkushtim mund t'ja dilni prapavijës së tretë dhe të fundit të 2021-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat