Dikush fiku njoftimet e rrjeteve sociale për 1 javë dhe ky ishte rezultati në jetën e tij!

Life style

Dikush fiku njoftimet e rrjeteve sociale për 1 javë dhe ky ishte rezultati në jetën e tij!

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Diku lexova se fikja e njoftimeve të telefonit mund të na bënte më të qetë dhe më pak të stresuar, kështu që vendosa ta provoj. Në fillim, u tmerrova pak nga ideja për të fikur të gjitha njoftimet e telefonit tim. Në fund të fundit, jam mësuar aq shumë që të shoh ekranin sa herë ndizet drita dhe del një njoftim, sa në një farë mënyre është bërë pjesë e dorës sime. Gjithsesi, doja të sfidoja veten, kështu që i fika. E nisa me email-in, pastaj me Facebook, Instagram, YouTube, TikTok. Mbyllja e WhatsApp-it ishte më e vështira, por pasi mbarova disa mesazhe të rëndësishme punësh, i mbylla dhe njoftimet aty. 

Gjithë verën e kam kaluar duke qëndruar zgjuar vonë, duke parë rrjetet e mia sociale apo video qesharake në YouTube dhe TikTok. Por tani që i jam kthyer shkollës, më duhej me patjetër diçka që të më rikthente në rutinën time të gjumit.

Ja si ndryshoi jeta ime, një javë pasi "fika" telefonin:

- Më në fund arrita të përshtatem me rutinën time të kthimit në shkollë, dhe tani jam duke fjetur në mënyrë paqësore në orën 10:30-11:00 të mbrëmjes. Ndonjëherë, edhe pak më vonë. Megjithatë, sigurohem që të mos kalojë thuajse asnjëherë ora 00:00.

- Ndihem më e qetë, edhe pse fillimi i vitit shkollor është zakonisht shumë stresues. Unë në fakt, nuk ndihem aspak e stresuar.

- Koha ime para ekranit u zvogëlua në mënyrë dramatike. Unë kaloj më pak kohë duke parë telefonin tim dhe tani mund të gjej mënyra më të mira për ta përdorur këtë kohë "shtesë". Tani do preferoja të shëtisja ose të lexoja një libër, sesa të përpiqesha të ndiqja trendet e fundit në TikTok.

- Është më e lehtë për mua të përqendrohem në studimet e mia. Rezulton se unë mund të punoj një ese për një 30-45 minuta rresht pa u shpërqendruar. Kujt ia kishte marrë mendja?!

- Kanë kaluar 10 ditë nga fillimi i eksperimentit tim dhe, për të qenë e sinqertë, nuk dua të ndalem. Kam ndezur vetëm njoftimet e WhatsApp-it sepse më duhen dhe asgjë tjetër. Do të shohim se ku do më çojë ky "eksperiment", por tani për tani dua ta vazhdoj sepse po më pëlqen ky version i ri i vetes. Po më pëlqen të kuptoj se po, orët e një dite mjaftojnë për të bërë gjithë punët që kam.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat