Horoskopi javor nga 04 – 11 tetor

Life style

Horoskopi javor nga 04 – 11 tetor

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 06:59
Foto ilustrim

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme.

DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Është e mundshme një pakënaqësi kalimtare me statusin momental, me trajtimin e kolegëve ose me detyrat që ju janë dhënë. Të gjitha këto merrni si krizë kaluese. Përmbajuni nga reaksioneve e zjarrta ndaj çdo gjëje që dëgjoni dhe shihni.

Shëndeti: Lodhja dhe nervoza do të jenë pasojë e ritmit dinamik ditor. Më shumë kujdes, mos e injoroni kontrollin mjekësor.

Dashuria: Do të jeni dyshimtarë dhe përplot mosbesim ndaj partnerit dhe ndaj lidhjes në të cilën ndodheni, mirëpo asgjë nuk do të bëni që të mund ta ndryshoni këtë situatë. Priteni javën tjetër, pakënaqësitë do të jenë më të pakta.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Punët e çdoditshme rutinë do t’ju lodhin, sidomos ato të lidhura me punën në zyrë, me shkrimin e procesverbaleve, analizave dhe numrave.

Shëndeti: Kujdes me duart dhe me këmbët, si dhe aktivizohuni fizikisht më shumë.

Dashuria: Nëse jeni në lidhje dashurie, në të cilën ndryshimi në moshë, në përvojë, në mënyrën e jetesës dhe në status, përpjekjet që të ndryshoni diçka – gjykuar sipas të gjithave, nuk do të përfundojnë me sukses. Prandaj, më mirë ruajeni energjinë, qetësohuni, ndërsa rrjedhën e ngjarjeve lërjani kohës.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Falë mundësive inkurajuese profesionale që keni përpara, mund ta shihni të ardhmen me besim dhe optimizëm.

Shëndeti: Kujdesuni për trupin tuaj dhe mos e ngarkoni me punë të tepërta. Me tensionet që do t’i përjetoni, më së lehti do t’ia dilni me të qeshura dhe me qëndrim të lirshëm.

Dashuria: Mos pritni që partneri t’ju mbulojë me butësi dhe të kalojë më shumë kohë me ju. Këtë javë, përkushtimi ndaj punës dhe karrierës do të jenë dëshmia më e theksuar e dashurisë të tij.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Me vetëbesim dhe me më pak angazhime do t’i kryeni obligimet tuaja. Situatat dhe projektet që deri më tani ju kanë munduar, do të nisin të realizohen. Mund të llogarisni mbështetjen e miqve, kolegëve dhe të personave me ndikim.

Shëndeti: Largoni tepricat e energjisë – ecni, mos qëndroni në një vend.

Dashuria: Fillimet e reja në dashuri mund të realizohen gjatë një udhëtimi ose në vendet ku i realizon nevojat intelektuale dhe arsimore. Menjëherë, në fillim të njohjes, do ta ndieni afërsinë me simpatinë tuaj.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Në rrugën tuaj zyrtare do të mund të takoheni jo rrallë me shumë kurthe e intriga, madje edhe nga ana e autoriteteve ose nga personat të cilëve ndoshta u besoni më së shumti. Nga fund të javës tendosjet do të kulmojnë ­ kujdes, mblidhni veten!

Shëndeti: Mos i injoroni shenjat e lodhjes dhe te dërrmimit.

Dashuria: Nëse jeni në lidhje dashurie, ku ekziston ndryshimi në moshë, në përvojë ose në mënyrën e jetesës, lidhja juaj do të kalojë nëpër testin e përvojës. Personi të cilit i besoni, do t’ i kundërvihet zgjedhjes suaj në dashuri. Dëgjojeni zërin e zemrës!

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Mos ia lini raportet tuaja stuhisë, bëhuni vetë projektues, arkitekt dhe sendërtues të rrugëve tuaja. Përpiquni që në këtë periudhë mbi të gjitha të kultivoni më shumë vetëbesim dhe do ta shihni se edhe qëndrimi juaj do të ndryshojë.

Shëndeti: Nëse i kushtoni vetes pak më shumë kohë, atëherë do të relaksoheni dhe gjërat do t’i kryeni me kohë.

Dashuria: Ende nuk e keni të qartë se në ç’rrugë po shkojnë raportet tuaja në fushë të dashurisë. Kjo ka ndikuar që as në fusha të tjera të mos keni aq disponim, pa të cilin nuk do të mund të kryeni asgjë si duhet.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Momente kënaqësie do të ndjeni në jetën tuaj profesionale. Kujdes, pasi do të keni ndonjë mosmarrëveshje të vogël dhe do t’ju duhet të bëni ndonjë sakrificë për të siguruar qetësinë e karrierës suaj.

Shëndeti: Në këtë javë do të jeni shëndetplotë dhe kjo do të bëjë që disponimi të jetë në nivel të duhur.

Dashuria: Hëna tek Gaforrja ju karikon me nostalgji, por në vend që të mbyteni me kujtimet e së kaluarës, mendoni për gjërat e bukura që do ju rezervojë e ardhmja. Jetojeni dashurinë dhe romancën tuaj në maksimum.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Në rend të parë duke qenë tolerant dhe komunikativ me ata që bashkëpunoni dhe që ju rrethojnë dhe duke u përpjekur që të zgjeroni rrethin e jo ta ngushtoni atë.

Shëndeti: Jeni të stresuar më shumë së sa duhet, gjë e cila do të këtë ndikim edhe të shokët dhe kolegët e tuaj.

Dashuria: Mbase do t’ju habisë paksa mënyra e re e sjelljes së partnerit tuaj, për ju që tashmë keni lidhje të qëndrueshme. Ndërkaq, ju që ende janë të vetmuar, le të mos habiteni pse keni mbetur të tillë. Për ta ndërruar pozitën tuaj, edhe vetë duhet të kontribuoni, gjithsesi në mënyra nga më të ndryshme.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Periudha që keni përpara do të jetë e stërngarkuar me përfundimin e punëve dhe të detyrimeve kaherë të planifikuara.

Shëndeti: Një ushqim korrekt është thelbësor për shëndetin tuaj të mirë.

Dashuria: Po ndjeni se jeni paksa shumë të sulmuar nga partneri. Por, kuptoni së partneri ka nevojë për ju dhe intimitetin tuaj. Kjo është një mënyrë e mirë që të shkëmbeni mendime edhe për të ardhmen. Dashuria, për ju që jeni vetëm, mbetet një dëshirë në zemër. Jeni tepër të impenjuar për të pasur luksin e një lidhjeje.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Ndjenjat e juaja janë në kulmin e suksesit, por jeni më shumë sesa duhet të përkushtuar për punën. Njerëzve më shumë ju intereson ajo çfarë duhet t’u thoni. Ka disa kufizime dhe ju nuk do t’i arrini të gjitha qëllimet.

Shëndeti: Në rastin e parë bëni mirë të bëni një shëtitje në ajër të pastër.

Dashuria: Mbase do të jeni objekt thashethemesh, porse mos u brengosni shumë. Për më tepër, dashuria nuk duron thashetheme e hipokrizi, andaj përpiquni gjithçka ta merrni me gjakftohtësi, qoftë edhe akuzat më paradoksale. Realiteti është në anën tuaj.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Kjo periudhë do të jetë përplot zënka e mosmarrëveshje. Shpesh do të mjaftojë një shkëndijë më banale për t’u shndërruar pastaj në diskutim maratonik e në mosmarrëveshje të vazhdueshme.

Shëndeti: Bëni kujdes gjatë kësaj jave, sidomos për shëndetin tuaj. Madje nuk do të ishte keq që të bënit një kontroll paraprak.

Dashuria: Bëhuni paksa më vetëkritik dhe përpiquni ta kuptoni partnerin, porse edhe të tjerët përreth jush: nuk jeni në botë të vetëm – duhet t’ju bëjnë lëshime, por edhe ju duhet të bëni lëshime.

PESHQIT (20.2 – 20.03.)

Puna: Kriza psikike dhe shpërqendrimi do të jenë më të sforcuara në këtë javë. Kultivoni miqësitë, shtrijani ndokujt dorën e pajtimit, përkushtojuni vetes dhe planeve që do t’i realizoni.

Shëndeti: Shëndetit është mirë t’i kushtohet kujdes, porse jo deri në tepri, sepse nuk ka njeri në botë që nuk do të ndiejë ndonjë të therur diku në trup.

Dashuria: Me të gjithë telashet e herëpashershme, kjo javë, megjithatë, sikur do t’ju dhurojë një periudhë ca më stabile. Natyrisht, kështu do të arrini të keni disponim më të mirë dhe madje të kaloni çaste romantike që ka kohë i keni gjakuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat