Ja si të bindeni nëse lodrat e fëmijës tuaj janë të sigurta!

Life style

Ja si të bindeni nëse lodrat e fëmijës tuaj janë të sigurta!

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 15:49
Ilustrim

Me frikën e mungesave që po shkaktojnë kaos në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, disa familje tashmë po mendojnë se çfarë lodrash të blejnë për fëmijët e tyre për Krishtlindje. Të frikësuar edhe nga rritja e çmimeve, prindërit do të jenë të prirur të blejnë me çmimin më të mirë.

Por me sa më shumë blerje që bëhen në internet, konsumatorët nuk mund të jenë gjithmonë të sigurt se ajo që ata blejnë është e provuar dhe e testuar.

Një studim i kohëve të fundit nga Shoqata Britanike e Lodrave(BTHA) tregoi se 88% e lodrave të shitura nga palët e treta në uebfaqe si Amazon dhe eBay ishin të paligjshme dhe 48% u konsideruan të pasigurta për fëmijët.

Shumica e lodrave paraqesin rreziqe për fëmijët nëse ato përdoren pa mbikëqyrje. Çdo produkt me pjesë të vogla mbart rrezikun e mbytjes për fëmijët shumë të vegjël dhe duhet të ketë një paralajmërim duke thënë se nuk është i përshtatshëm për fëmijët nën 3 vjeç. Produkte të veçanta gjithashtu duhet të shoqërohen me paralajmërim.

Lodrat që përdoren në ujë duhet të kenë një paralajmërim që thotë "vetëm për t'u përdorur në ujë në të cilin fëmija është në thellësinë dhe mbikëqyrjen e tij".

Shitësit me pakicë, qoftë në rrugë, në një treg lokal ose në internet, të gjithë monitorohen dhe inspektohen. Në këtë mënyrë ju mund të kërkoni për produktet që janë në faqen e internetit bashkangjitur Standardeve të Tregtisë.

Por tregjet online si eBay dhe Amazon shesin produkte të furnizuara nga palët e treta, por këto palë të treta shpesh nuk janë të bazuara në standarde tregtimi. Kjo do të thotë që produktet e tyre kanë më pak gjasa të jenë të sigurta dhe mund të mos jenë të testuara.

Prandaj blerja e lodrave pa standarde nuk rekomandohet. Nëse lodra që po kërkoni është shumë më e lirë në një treg online ose faqe interneti mund të jetë e falsifikuar. Falsifikimet mund të prodhohen lirë sepse përdorin materiale që nuk përputhen dhe nuk janë testuar.

Gjithashtu duhen kontrolluar dhe komentet e blerësve të po së njëjtës lodër dhe nëse prindër të tjerë e rekomandojnë ose jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat