Rrjetet sociale nuk nxisin narcizmin, vetëm e bëjnë më të dukshëm

Life style

Rrjetet sociale nuk nxisin narcizmin, vetëm e bëjnë më të dukshëm

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 06:35
Foto ilustrim

Me zgjerimin e rrjeteve sociale, krijohet përshtypja se kjo hap mundësinë për egocentrizëm më të madh te disa njerëz. Pyetja është nëse dhe në çfarë mënyre mundësia e publikimit të fotografive nxit narcizizmin?

Narcizmi është kur njeriu i jep vetes një imazh madhështor.

Një studim i kryer së fundmi ka sjell me vete një nevojë të parezistueshme që njerëzit kanë për t’i dhënë vetes kur është fjala te pamja dhe personaliteti i tyre.

Ky çrregullim i personalitetit i ka rrënjët në fëmijërinë më të hershme dhe shfaqet gjatë rritjes. Forma parësore e narcizmit ndodh në vitin e parë të jetës, kur fëmija është i fokusuar në marrëdhënien e tij me nënën e tij.

Njerëzit narcisistë kanë një vetëbesim bazë të brishtë, dhe kur përjetojnë dëmtimin e një imazhi madhështor të krijuar nga vetja e tyre, ndodh agresioni. Kjo sjellje zhvillohet në një çrregullim narcisist të personalitetit.

Sot, rrjetet sociale janë një vend i përshtatshëm për të njohur një person narcisoid.

Psikologët besojnë se mediat sociale nuk e nxisin narcizmin, por vetëm e bëjnë më të dukshme.

Një në gjashtë nga njëqind njerëz kanë çrregullim narcisist të personalitetit dhe rrjete sociale i kanë bërë ato më të dukshme.

Asnjë qenie nuk mund të jetojë pa prezencë dhe pa ndërveprim me njerëzit e tjerë, prandaj në bazë të pëlqimeve dhe komenteve mbi foton e një personi, mund të shfaqet edhe personaliteti narciosid i një personi.

Megjithatë, dashuria për veten nuk është e dëmshme, narcizmi i shëndetshëm, është i nevojshëm në zhvillim dhe na mundëson të ndërtojmë vetëvlerësim. Nga ana tjetër, filli midis narcisizmit të shëndetshëm dhe patologjik është jashtëzakonisht i hollë, dhe kur kalohet kufiri, zgjidhja është psikoterapia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat