Të divorcuarit tregojnë se çfarë mund ta kishte shpëtuar martesën e tyre

Life style

Të divorcuarit tregojnë se çfarë mund ta kishte shpëtuar martesën e tyre

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Ka shumë arsye pse një çift zgjedh t'i japë fund martesës, ashtu siç ka dhe shumë të tjera që i bëjnë njerëzit të reflektojnë. Çfarë mund ta kishte shmangur divorcin? Ç'mund të bëja për ta shpëtuar martesën?

1. "Tani kuptova që martesa duhet të jetë "ne" si bashkim dhe jo "unë dhe ata". M'u desh pak kohë për ta procesuar këtë leksion, por të paktën për herë të dytë më vlejti."

2. "Unë s'i thashë kurrë asaj kur isha i mërzitur. Thjesht e mbyllja brenda vetes derisa shpërtheja një ditë. Kjo krijoi një mjedis të keq, ku ajo ishte e palumtur dhe jo e dashuruar dhe asnjëri nga ne nuk fliste për çfarë ndjente. Të dyja palët kishim faj."

3.  "Nëse do kishim një kontroll mujor/vjetor të financave tona dhe të punonim bashkë për një plan më të mirë të ardhurash, s'do ishim ndarë."

4. "Duhet të dish që martesa s'është 50/50- është 100/100."

5. "Nuk e mendova se ardhja e një fëmijë mund ta sillte në rrugën e duhur."

6. "Do ta kisha shpëtuar martesën nëse s'do të isha aq egoiste. 20 vite më vonë, kam nxjerrë leksione, kam mësuar, por jam penduar."

7. "Do ta shpëtonte dëshira për ta shpëtuar martesën. As unë as ai s'e kishim."

8. "Në nuk ishim të mirë për njëri-tjetrin. S'e ndihmuam njëri-tjetrin të rritej."

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat