Për ju që i keni shtirë kaçurrelat, erdhi momenti të kuptoni gabimin

Life style

Për ju që i keni shtirë kaçurrelat, erdhi momenti të kuptoni gabimin

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 19:01
Julia Roberts

Teksa gjithë këto vite, flokët e drejta le të themi që kanë dominuar thuajse të gjitha tendencat edhe pse të valëzuara ose stilime të tjera, ky është momenti që të vlerësojmë pak më shumë kaçurrelat.

Vajzat me kaçurrela u detyruan kaq gjatë, t’i shtrijnë e të mos i duan shumë flokët e tyre, por ja ku erdhi koha që ato të rikthehen sërish si trend.

Rikthimi i modës së viteve 90’ na solli ndërmend, vajzat e famshme që edhe me pse me kaçurrela i morën mendjen botës, si Julia Roberts apo Sarah Jessica Parker.

Image

Flokët kaçurrela të dëndura në versionin e viteve nëntëdhjetë tani janë gjëja më “IN” dhe e veçantë.

“Njerëzit po mësojnë të duan kaçurrelat e tyre,” tha stilisti Luke Hersheson për Vogue UK.

“Karantina bëri që shumë të zbulojnë flokët e tyre natyralë pasi i kanë drejtuar ato për një kohë të gjatë”, tha ai.

Shumë yje, nga Zendaya dhe Selena Gomez, nga Emily Ratajkoëski tek Catherine Zeta Jones, i kanë përqafuar kaçurrelat e tyre natyrale, ndërsa yjet si Sarah Jessica Parker dhe Nicole Kidman u kthyen me rricat e tyre tipike, si sustë, duke ndezur një valë nostalgjie për flokët e viteve 90.

Karakteristikat dalluese të kaçurrelave të kësaj dekade janë akoma shumë të pranishme në 2021, vëllimi qysh në rrënjë, spirale e fiksuar por jo shumë dhe gjatësia. Kaçurrelat e Julia Roberts tek “Pretty Woman” janë deri tani modeli referues për këtë trend të risjellë në vitin 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat