Një mashkull i vërtetë nuk e lëndon kurrë një femër

Life style

Një mashkull i vërtetë nuk e lëndon kurrë një femër

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Në kushtet kur thuajse dita-ditës dëgjojmë lajme se shumë çifte divorcohen, shumë meshkuj dhunojnë dhe vrasin bashkëshortet e tyre, vendosëm t’i dedikonim një material kësaj situate. Dëshironim të transmetonim disa mesazhe të qarta për çdo mashkull, i cili nuk duhet kurrsesi ta barazojë forcën e tij me të një femre, apo të tregojë superioritetin e tij duke lënduar e dhunuar një femër.

“Një burrë i vërtetë nuk e lëndon kurrë një femër. Jini shumë të kujdesshëm kur e bëni një grua të qajë. Sepse Zoti i numëron lotët e saj. Gruaja doli nga brinja e burrit. Jo nga këmbët e tij për t’u shtypur. Jo nga koka e tij për të qenë superiore. Por nga ana e tij për të qenë e barabartë. Nën krahun e tij për ta mbrojtur. Dhe pranë zemrës për ta dashur”.

“Burrat janë ata, të cilëve u është dhënë forca nga Zoti për të mbrojtur gratë. Pra, nëse lëndoni një grua, nuk jeni burrë”.

“Një burrë i vërtetë nuk mund të durojë ta shohë gruan e tij të lënduar. Ai është i kujdesshëm veprimet dhe fjalët e tij, kështu që ai kurrë nuk duhet të jetë përgjegjës për dhimbjen e saj”.

“Asnjë nuk është më i dobët ose më i vogël se mashkulli që lëndon gratë apo fëmijët. Qoftë nga veprimete tij, qoftë nga fjalët e tij”.

“Një burrë i vërtetë duhet të jetë i sinqertë pa e marrë parasysh sa e dhimbshme është e vërteta. Një frikacak fshihet pas gënjeshtrës dhe mashtrimit”.

“Meshkujt martohen shumë vonë, veçanërisht meshkujt e arsimuar. Kjo gjë duhet të na japë shpresë për tëardhmen, pasi sa më të pjekur të jenë dy persona në një çift, aq më të qëndrueshme janë marrëdhëniet dhe aq më pak presim të dëgjojmë lajmë dhune, divorci dhe vrasjesh në përditshmërinë tonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat