Për lëkurat e ndjeshme: Si ta bëni detoksin e lëkurës 3-7 ditor!

Life style

Për lëkurat e ndjeshme: Si ta bëni detoksin e lëkurës 3-7 ditor!

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Të gjithë e kemi dëgjuar fjalën "detoks" të përmendet kudo: Pije detoks, trajtime detoks, suplemente etj. Kur bëhet fjalë për lëkurën, mund të ketë mjaft konfuzion se në ç'kontekst përdoret "detoksifikimi". 

Për shkak se lëkura është organi më i madh në trup dhe për këtë arsye mund të mbledhë papastërtitë dhe njollat, disa besojnë se është e mundur të "pastroni" lëkurën dhe të hiqni të gjitha gjërat "e këqija" që bllokojnë poret. 

"Nuk ka asgjë të tillë si detoksifikimi i lëkurës nga një perspektivë mjekësore", thotë dermatologu i certifikuar nga bordi Dr. Fayne Frey. Ajo që mund të bëni është ta mbroni atë nga toksinat e mundshme mjedisore, të tilla si ndotja dhe rrezet UV.

Por, megjithatë, ka një lloj detoksi të lëkurës dhe bëhet fjalë më shumë për "sipërfaqen" sesa për të pastruar atë që është brenda, sipas dermatologut Ross Perry.

Pse? Sepse toksinat nuk mund të dalin nga trupi përmes lëkurës.

Atëherë, si bëhet detoksi?

Dr. Caren Campbell thotë se "lëkura mund të ketë nevojë që ju të ndaloni produkte të caktuara". Në këtë kontekst, detoksi ka kuptim. Për 3-7 ditë mbani një lloj "agjërimi" për lëkurën: Jo makeup, jo krem dielli, jo retinoide. 

Ideja është të ndaloni përdorimin e gjithë produkteve që përdorni dhe ta lini barrierën e lëkurës të shërohet e të marrë frymë. Të gjithë përbërësit aktivë dhe kimikatet që keni qenë duke përdorur në fytyrë, mund t'ju kenë dëmtuar shtresën e sipërme të lëkurës, duke shkaktuar: alergji, irritime etj.

Çfarë mund të përdorni?

- Ju mund të vendosni të përdorni larës dhe krem hidratues ose mund ta shpëlani lëkurën thjesht me ujë. 

Gjatë kësaj kohe, flini mjaftueshëm, kufizoni dushet e gjata: Uji shumë i nxehtë nuk ndihmon. Edhe larja në mënyrë agresive e lëkurës nuk është e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat