Pozicioni që garanton kënaqësi në shtrat

Life style

Pozicioni që garanton kënaqësi në shtrat

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 16:08
Foto Ilustrim

Po kërkoni një pozicion të ri seksi për të kënaqur dëshirat tuaja në dhomën e gjumit? Këtu ne zbulojmë se si mund të zotëroni teknikën Doggy të shtrirë – dhe është e mahnitshme për gratë!

Të gjithë e dimë tanimë që është shumë e vështirë shpesh për femrat që të arrijnë orgazëm.

Mirëpo fatmirësisht, me këtë pozicion dhe me lodra seksi, gjasat për të arritur orgazëm janë shumë më të mëdha! Shumica e femrave mund të arrijnë klimaksin vetëm përmes stimulimit klitoral prandaj kemi vendosur të ndajmë me juve pozicionin perfekt për këtë,

Ekspertët thonë se pozicioni që duhet të provoni menjëherë është Doggy i shtrirë. Ky pozicion garanton kënaqësi për të dy, e veçanërisht për femrat.

A jeni të gatshëm të mësoni këtë pozicion?

Pozicioni Doggy veçse është i preferuari i shumicës, mirëpo ky pozicion që po iu njoftojmë me të sot është paksa më ndryshe.

Femra duhet të shtrihet në bark dhe ta ngrij të pasmen lartë me një jastëk. Mashkulli vjen nga pas dhe bënë pjesën tjetër të punës.

Me këtë pozicion gjithashtu do të arrini stimulim të G-spot dhe nuk keni nevojë të përpiqeni të mbani pozicionin.

Për të bërë këtë eksperiencë edhe më të kënaqshme, mund të përdorni stimulim nga një vibratorë në klitoris.

Të gjitha femrat që kanë provuar këtë teknikë, sidomos ato që kanë pëdorur edhe vibratorë janë shprehur se kanë përjetuar kënaqësi si asnjëherë më parë. Prandaj, ja vlenë ta provoni! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat