Me 20 pyetje mund të zbuloni nëse e njihni vërtet shoqen tuaj të ngushtë apo jo!

Life style

Me 20 pyetje mund të zbuloni nëse e njihni vërtet shoqen tuaj të ngushtë apo jo!

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

E keni pyetur ndonjëherë veten nëse e njihni ose jo vërtet shoqen tuaj të ngushtë? Mund të dini shumë gjëra rreth saj, por ka ca momente që të bëjnë të dyshosh nëse e njeh mjaftueshëm ose ashtu siç mendoje atë me të cilën kalon më shumë kohë. 

Para se t'ja lini në dorë situatave të fatit, përgatiteni veten për çdo rast dhe gjatë kohës që kaloni bashkë bëjini listën e pyetjeve më poshtë:

1.  A ka diçka nga e kaluara jote që do të doje ta ndryshoje dhe pse?

2.  A je ndjerë ndonjëherë krenare për mua?

3. Cili ka qenë momenti yt më i sikletshëm në jetë?

4. Nga çfarë ke më shumë frikë?

5. Kur ishte hera e fundit që qave dhe pse qave?

6. Nëse do të zgjidhje një ditë nga e shkuara për ta rijetuar, cila do të ishte ajo?

7.  Cila është gjëja më me vlerë që ti ke?

8. Si ja ngre humorin vetes kur ndihesh e rënë moralisht?

9. Çfarë do blije nëse do të kishe gjithë pasurinë e botës?

10. Cila është gjëja për të cilën je penduar më shumë?

11. Më thuaj diçka që unë s'e di për ty.

12. Ma trego pak kujtimin më të hershëm që ke nga fëmijëria.

13. Po me mua?

14. A më ke gënjyer ndonjëherë?

15. Çfarë është më e rëndësishme për ty në shoqërinë tonë?

16. Si do ta përshkruaje veten me 3 fjalë?

17. Po mua si do më përshkruaje me 3 fjalë?

18. A ka ndonjë libër që të ka ndryshuar botëkuptimin?

19. Më trego të vërtetën, a ke qenë ndonjëherë xheloze për mua?

20. Cili është kujtimi më i bukur që ruan me mua?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat