Kjo është koha më e mirë për të bërë dush pas stërvitjes

Life style

Kjo është koha më e mirë për të bërë dush pas stërvitjes

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Në minutat që pasojnë pas një stërvitjeje me intensitet të lartë, kur frymëmarrja është e thellë, gjaku pompon dhe adrenalina është në rritje - ju mund ta gjeni veten duke përjetuar dëshirën për një dush të ftohtë që t'ju freskojë. Impulsi ka kuptim. Një dush i ftohtë ul temperaturën e brendshme, ngadalëson frymëmarrjen dhe rigjeneron muskujt  tanë të lodhur. Por, mesa duket, nëse hidheni në dush ndërsa jeni ende duke djersitur në mënyrë aktive nga stërvitja juaj, nuk po përfitoni sa duhet nga ky "qetësim". Mesa duket, ka një kohë ideale për të bërë dush pas stërvitjes dhe nuk është menjëherë pas, siç mendohet gjerësisht.

Trajneri i shëndetit të grave Ariel Belgrave kohët e fundit hodhi poshtë në Instagram këtë mit të vjetër. 

"Ju ka ndodhur ndonjëherë të bëni dush menjëherë pas stërvitjes, vetëm për ta gjetur veten duke djersitur akoma pas atij dushi?"

Sipas Belgrave kjo ndodh sepse nuk keni marrë kohë për të qetësuar siç duhet trupin tuaj para se ta "trondisni" atë me ujë.

Pra, kur është koha më e mirë për t'u larë pas stërvitjes? Përgjigja e tij është rreth 20 minuta pasi përfundon seanca stërvitore.

"E di. Gjëja e fundit që do donit të bënit është të qëndroni të djersitur pas një stërvitjeje, por trupit i duhet të paktën 20 minuta për t'u qetësuar pas një seance stërvitore".

Thënë këto, 20 minutat që kalojnë nuk do të thotë se duhet të prisni duke mos bërë asgjë. Mund ta përdorni këtë kohë për një rutinë stretching, meditim ose ushtrime të buta. Ose mund të pini shumë ujë dhe të përgatisni një vakt të shpejtë e të shëndetshëm, për ta patur gati kur të dilni nga dushi.

Fillojeni dushin me një temperaturë të vakët në mënyrë që të mos e ushqeni trupin tuaj me ujë që është shumë i nxehtë ose shumë i ftohtë. Gradualisht, bëjeni ujin më të ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat