5 shenjat që tregojnë se nuk je gati për të thënë ‘Të dua’

Life style

5 shenjat që tregojnë se nuk je gati për të thënë ‘Të dua’

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 14:19
Ilustrim

Ka disa gjëra që nuk shkojnë gjithmonë në një marrëdhënie dhe një ndër to është, natyrisht, kur njëri nga partnerët nuk merr pas të njëjtën përgjigje pasi thotë “të dua”. Pas kësaj, është e natyrshme të ndihesh konfuze për ndjenjat e partnerit. Në vend që t’i japësh atij mesazhe të përziera në varësi të ndjesive, ose më keq akoma të pasinqerta, konsidero disa shenja që të bëjnë të kuptosh se nuk je ende gati. Kontrollo 5 shenjat pse nuk je gati për të kthyer përgjigjen “edhe unë të dua”.

Sapo ke filluar një lidhje

Dhe këtu gjithçka kuptohet nga titulli. Nëse je në një marrëdhënie të re, e cila nuk ka ende një drejtim të caktuar, atëherë këto fjalë nuk mund të thuhen ende. Megjithatë, nëse je në të 20-at e tua, këtu mund të bëhet një përjashtim. Si një e rritur, ti e di çfarë ndien në të vërtetë kur je i/e dashuruar dhe çfarë ndien kur do dikë tjetër. Gjithsesi, shumë prej nesh janë konfuzë në fillim të një marrëdhënieje, aq më tepër nëse këtu bëhet fjalë për një dashuri pasiononte, e cila është një kënaqësi e menjëhershme që nuk zgjat shumë. Megjithatë, edhe ky pasion i momentit mund të të çojë në dashuri, por, natyrisht, këtë do e mësosh me kohën. Dashuria e vërtetë nuk bazohet në projeksione apo idealizma, ajo kërkon kohë për t’u njohur më njëri-tjetrin, kështu që lëre pasionin të kthehet në dashuri kuptimplotë dhe atëherë do e kuptosh se sa e rëndësishme është të dish se vërtet je dashuruar.

Akoma nuk e ke mbyllur me ish-in

Kjo duhet të jetë e qartë, por për disa nuk është. Nëse akoma ke ndjenja për ish-in, nuk duhet të dalësh me askënd, nuk bëhet fjalë të thuash “të dua”. Është e nevojshme të jesh e ndershme me veten. A je vërtet GATI për të barazuar ndjenjat me partnerin dhe të ecësh në të njëjtin hap me të? Nëse je akoma e pasigurt, mos u përgjigj me këto fjalë që i drejtohen dikujt tjetër.

Ndihesh nën presion

Nëse “të dua” duket si një detyrim, do të thotë që nuk je akoma gati. Të thuash “të dua” do të thotë të të fluturojnë fluturat në stomak, jo gjemba në këmbë. Kështu që mos lejo që presioni të të vendosë në një pozitë të vështirë, nëse nuk je gati për ta thënë këtë. Duhet të durosh shumë në këtë marrëdhënie më vonë.

Duke menduar për të thënë “të dua”, mund të trullosesh

Normalisht, kur je gati për të thënë “të dua”, ti DO që ta thuash (ndien ta thuash). Mendon për të gjatë gjithë kohës dhe nuk ndalesh duke pyetur veten nëse ai/ajo ndien të njëjtën gjë. Nga ana tjetër, nëse nuk je gati, mendimet rreth kësaj mund të të çojnë në një gjendje paniku. Sigurohu që të dëgjosh rrahjet… një nga një.

Ke frikë të jesh e hapur me të

Kur je gati për të thënë ato dy fjalë, nuk je komode vetëm me marrëdhënien, por po ashtu je rehat edhe me ndjenjat. Në këtë pikë, ju i keni kapërcyer hapat e një takimi rastësor për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme. Ke takuar shokun më të mirë. Tani ndihesh mjaft afër për të folur me të për gjithçka. Nëse ky nuk është rasti dhe ka diçka që të mban akoma mbrapa, atëherë nuk jeni aq afër në të vërtetë për ta çuar marrëdhënien në një nivel tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat