9 mënyra për të humbur peshë!

Life style

9 mënyra për të humbur peshë!

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

1. Bashkohuni me një grup.

Merrni telefonin, krijoni një grup me shoqërinë më të ngushtë dhe organizohuni të dilni një herë në javë për të luajtur një sport që pëlqeni, tenis, boëling, futboll, etj.

2. Shkarkoni një aplikacion.

Në internet ka mjaft aplikacione pa pagesë që mund t’ju ndihmojnë me planifikimin e dietave, rutinat e të bërit ushtrime madje edhe t’ju rrëfejnë këshilla për receta të shëndetshme. Filloni të kërkoni për një të tillë e nuk do të zhgënjeheni.

3. Ecni më tepër.

Ecja është një nga mënyrat më të thjeshta për të qëndruar në formë. Kështu në vend që të merrni urbanin apo një taksi për të shkuar në punë, provoni të shkoni në këmbë. Gjithashtu provoni të mos përdorni më ashensorin, por shkallët. Këto të fundit janë si një lloj squats.

4. Ushtrime gjatë reklamave.

Ndërkohë që jeni ulur apo shtrirë në divanin tuaj të rehatshëm duke parë serialin e preferuar, bëni disa ushtrime gjatë kohës që jepet publicitet. Provoni të bëni ulje-ngritje, nga pozicioni ulur duke kaluar në pozicionin në këmbë. Sadopak ndihmon në rezultatin final.

5. Luani një lojë.

Ekzistojnë disa lojëra që mund të luhen edhe me fëmijët përveçse nga të rriturit, mjafton të kërkoni. Ndërkohë që mbani trupin në formë edhe kaloni kohë me fëmijët.

6. Provoni diçka të re.

Nuk është kurrë vonë të përqafoni një hobi të ri ose një aktivitet të ndryshëm që se kishit menduar më parë. Provoni ngjitjen e malit të Dajtit, filloni një kurs joga ose aplikojeni në shtëpi, disa seance kërcimi etj. Çfarëdolloj gjëje është e pranueshme.

7. Notoni.

Noti njihet si një lloj sporti që ju rrit nivelin e vetëvlerësimit, ju tonifikon muskujt dhe ju ul nivelin e stresit. Kështu që përse mos ta provoni? Do lageni pak, por ama do t’ja vlejë.

8. Ngisni biçikletën më shpesh.

Me siguri keni një biçikletë të vjetër në garazh apo papafingo dhe që nuk e përdorni që prej një shekulli. Është momenti i duhur që ta merrni, ta pastroni, t’i fryni gomat e të bëni një xhiro me të. Të paktën disa herë në javë.

9. Ndërprisni ushqimet e dëmshme dhe pini më tepër ujë.

Zëvendësimi i pijeve të ëmbla me ujë është më ekonomike, më e lehtë, më e shëndetshme dhe më rifreskuese. Shtimi i disa fetave limoni apo copa frutash për t’i ndryshuar shijen është një alternativë mjaft e mirë për të ndjerë sikur po konsumoni pije të blera, mundësisht të pasura me konservues. Gjithashtu eleminoni ushqimet e shpejta.

Ushtrimet nuk duhet të jenë domosdoshmërisht një detyrim. Nëse i bëni ato pjesë të rutinës tuaj ditore atëherë ato do të bëhen një pjesë që do t’ju falë kënaqësi dhe mbi të gjitha një trup në formë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat