Rrëfimi+16/Kam seks të mrekullueshëm me dashurinë time të parë, por gruaja... - Bota Sot
Rrëfimi+16/Kam seks të mrekullueshëm me dashurinë time të parë, por gruaja...

Life style

Rrëfimi+16/Kam seks të mrekullueshëm me dashurinë time të parë, por gruaja...

Nga: G.B Më: 19 korrik 2016 Në ora: 18:02
Ilustrim

Një burrë i ka shkruar letër britanikes ‘The Sun’, ku tregon historinë se si është takuar me dashurinë e parë, me të cilën ka seks, por nuk di si të largohet nga gruaja e tij.

Më poshtë mund të lexoni letrën e tij:

E dashur Deidre:

Jam një burrë 37 vjeçar. Gruaja me të cilën kam kaluar jetën është 34. Unë e dua atë, por jeta jonë seksuale është e tmerrshme.

Unë kam bërë seks me dashurinë time të parë dhe kam qenë i vetëdijshëm se çfarë kam humbur.

Një ditë, ajo më kontaktoi në Facebook.

Ajo më tha se unë isha dashuria e madhe e jetës së saj.

Ne njiheshim që nga shkolla dhe ajo ishte e bukur, e dashur dhe e mrekullueshme në shtrat.

Ne u takuam për të ngrënë dhe kjo gjë u bë e rregullt.

Partnerja ime mendonte se unë shkoja në bare.

Hapi tjetër ishte ishte të rezervonim një dhomë në hotel, që të mund të flisnim në privat, por nuk folëm shumë.

Ajo tani është 36 vjeç dhe më e bukur se kurrë.

Mezi prisja që ta kisha atë të zhveshur në shtrat dhe ta shijoja atë natë të mahnitshme seksi me të.

Nëse unë e lë partneren time ajo do të shkatërrohet, por ajo nuk është e mirë në seks, nëse unë i them ajo më thotë se është e lodhur apo dëshiron të shikojë TV.

Nuk e di çfarë të bëj.

Ne nuk shkojmë mirë bashkë, sidoqoftë.

Ajo nuk dëshiron që unë të dalë me shoqëri në mbrëmje, por as nuk dëshiron të vijë me mua.

Ne nuk i pëlqejmë shfaqjet e njëjta televizive.

Ajo i kontrollon të gjitha dhe unë nuk mund t’i shoh.

Por, me gruan që dua, gjithçka është mirë, brenda dhe jashtë shtratit.

Mirëpo ajo nuk mund ta lë menjëherë partnerin e saj, për shkak se ka dy adoleshentë.

Deidre përgjigjet:

Unë mund të ju shoh se si jeni bllokuar lidhur me gjithë këtë, por sa më shpejt t’i thoni gjërat, aq më mirë.

Nëse ju dëshironi ta vazhdoni aferën tuaj, një ditë do të zbuloheni dhe do të bëhet më keq.

A e doni ju dhe partnerja juaj njëri tjetrin dhe jetën tuaj seksuale bashkë?

Ju duhet t’i vëni gjërat në rregull./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera