Horoskopi, 2 mars 2017

Life style

Horoskopi, 2 mars 2017

Më: 2 mars 2017 Në ora: 07:12
Foto ilustrim

Dashi 21/3 - 20/4

Fokusohuni te dashuria sot ju që jeni në çif, sepse çdo gjë do të shkojë qetë. Edhe pse jeni të shqetësuar për një problem, do ti jepni zgjidhje. Beqarët duhet të pranojnë ftesat për takime.

Demi 21/4 - 21/5

Një çështje e rëndësishme në marrëdhënien tuaj në çift sot do t’ju mbajë nën tension gjatë gjithë ditës. Beqarët do ndihen të lirë të bëjnë atë që do duan.

Binjakët 22/5 - 21/6

Edhe pse sot jeni disi ëndërrimtar ju të dashuruarit përsëri nuk e keni humbur kontaktin me realitetin. Beqarët do bëjnë mirë të mos marrin vendime të nxituara për të ardhmen.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Momente lumturie sot për ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Për beqarët nuk do përkujdeset veçanërisht asnjë planet. Financiarisht do jeni të favorizuar.

Luani 23/7 - 21/8

Sot nuk jeni të kënaqur nga ana sentimentale. Ndjenjat që provoni për partnerin/en nuk kompensohen në mënyrë reciproke dhe kjo gjë ju mërzit. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Dita juaj sot nuk ka vetëm ngjyrat e entuziazmit që ju shoqëron gjithmonë, por edhe ato të pasionit. Beqarët nuk duhet ta humbasin për asnjë moment optimizmin.

Peshorja 24/9 - 23/10

Tensionet e së shkuarës do dalin më në pah gjatë ditës së sotme për ju të dashuruarit. Beqaret do jenë gati të bëjnë çdo lloj çmendurie vetëm që të mos mbeten më vetëm.

Akrepi 24/10 - 22/11

Sot ndiheni romantike dhe doni të qëndroni vetëm pranë njeriut të zemrës. Beqarët do kenë një ditë të jashtëzakonshme. Në planin financiar do shpenzoni pa maturi dhe problemet do jenë të mëdha.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Më në fund keni filluar të lëvizni përsa i përket marrëdhënie suaj në çift. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri dhe në disa momente mund të mbyllen edhe në vetvete. Financat do jenë të mira.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Partneri/ja do t’ju lënë hapësira veprimi gjatë ditës së sotme, sepse e dinë që ju keni qejf të bëheni protagonist/e në marrëdhënien tuaj. Beqarët do jenë me shumë fat në dashuri.

Ujori 21/1 - 19/2

Mungesa e gjuhës së komunikimit sot do t’ja u vështirësojë punët me partnerin/en. Beqarët do e gjejnë dashurinë e madhe me të cilin do fillojnë një lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

Peshqit 20/2 - 20/3

Edhe pse sot është ditë pune ju ndiheni sikur e keni pushim. Beqarët do jenë gjatë gjithë kohës në humor dhe do ndihen gati për të filluar edhe aventura kalimtare. Kujdes me financat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat