“Sigurisht që mundeni!” Ndryshoni këto 10 fjalë dhe do ndryshoni jetën

Life style

“Sigurisht që mundeni!” Ndryshoni këto 10 fjalë dhe do ndryshoni jetën

Më: 2 mars 2017 Në ora: 07:14
Ilustrim

Fjalët që përdorni janë më të fuqishme nga sa mund ta imagjinoni. Shumica e njerëzve përshëndesin njëri-tjetrin me fjalë që nuk kanë fuqi.

Mendoni pak herën e fundit që, kur e përshëndetët dikë duke i thënë “Si je?”, ai është përgjigjur: “Ja, ashtu”, ose “Hajt mo, mbahemi”, “Mbijetojmë”, ose “Jo keq”. Ndoshta ka ndodhur jo më larg se sot në mëngjes.

Provoni këtë këshillë: përdorini fjalët për ta ndryshuar situatën tuaj, jo për ta përshkruar atë.

Së pari, herën tjetër që dikush ju pyet “Si je?”, qoftë një koleg në punë apo arkëtari në supermarket, përgjigjuni me forcë. Kthejini një përgjigje energjike dhe entuziaste: “Shkëlqyeshëm!” ose “Për mrekulli jam!”

Do jetë e vështirë ta bësh pa një buzëqeshje në fytyrë, dhe me shumë gjasa do të marrësh një buzëqeshje mbrapsht. Së dyti, me shumë gjasa do të ndjesh një reagim fizik energjie të shtuar. Së treti, fjalët tuaja do i dërgojnë një mesazh mendjes suaj, i cili do të përkojë me ndjenjën e “Shkëlqyeshëm, apo Për mrekulli”

Për të parë rezultatet, duhet ta bëni këtë gjë shpesh herë dhe me një entuziasëm të sinqertë (jo si robotë). Kur veproni kështu, e pandërgjegjshmja juaj fillon të veprojë në bazë të asaj që po thoni, dhe fillon ta projektojë realitetin tuaj në përputhje me mendimet dhe fjalët tuaja.

Doda tek Star Wars e kishte kuptuar shumë mirë këtë gjë, kur komandoi Luke Skywalkerin: “O e bën, o nuk e bën. Nuk ka: do ta provoj”.

Të folurit me forcë krijon gjithashtu një lloj përgjegjësie dhe angazhimi për të provuar të marrësh më të mirën nga vetja dhe të tjerët. Sfida juaj është që me vetëdije të përpiqeni të shmangni fjalë që e vrasin forcën. Këto fjalë ju marrin energji dhe angazhim nga ndërveprimet tuaja, dhe në fund veprimeve tuaja.

Së pari, eleminoni këto fjalë nga fjalori juaj:

Nuk mundem

Nëse

Dyshim

Përpiqem

Nuk mendoj

Nuk kam kohë

Ndoshta

Kam frikë se

Nuk besoj

Është e pamundur.

 

Eleminimi i këtyre fjalëve nuk mjafton. Një ekip sportiv ka nevojë për më shumë se sa mbrojtjen për të fituar. I duhet dhe një sulm i fuqishëm. Kështu që, mobilizojeni sulmin tënd përmes fjalëve që zgjedh.

Ndërtoni lidhje mendore pozitive përmes këtyre fjalëve:

Mundem

Do ta bëj

Pres më të mirën

Angazhim

E di

Do gjej kohë

Pozitivisht

Kam besim

Çdo gjë është e mundur.

Fuqisë së veprimeve tuaja i paraprin forca e fjalëve tuaja. Flisni me forcën e fjalëve për të nxjerrë më të mirën nga vetja dhe të tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat