Zbuloni me cilën shenjë të horoskopit përputheni më shumë në çift

Life style

Zbuloni me cilën shenjë të horoskopit përputheni më shumë në çift

Më: 2 mars 2017 Në ora: 23:26
Ilustrim

A e keni gjetur partnerin ideal? Shenja e horoskopit na thotë shumë jo vetëm për karakterin e personit, por duke ditur horoskopin e dikujt ne mund të kuptojmë se sa të përputhshëm janë ata me një shenjë tjetër.

Nëse doni të bëni një analizë përputhshmërie të shenjës tuaj me shenjën e të dashurit, shokut apo shoqes, më poshtë po ju sjellim bazat kryesore që duhet të dini në këtë drejtim.

Në çfarë bazohet horoskopi i përputhshmërisë? Sipas astrologjisë klasike, shenjat mund të përshtaten me njëra tjetrën, të jenë neutrale apo të jenë krejt antagoniste. Astrologët pohojnë se më mirë përshtaten shenjat që janë brenda një grupi. Ndërkohë 12 shenjat ndahen në 4 grupe.

Grupi i ujit (Gaforrja, Akrepi, Peshqit)

Grupi i tokës (Demi, Virgjëresha, Bricjapi); Grupi i zjarrit (Dashi, Luani, Shigjetari); Grupi i ajrit (Binjakët, Peshorja, Ujori).

Shenjat e njëjta të horoskopit në përgjithësi nuk mund të shkojnë mirë në marrëdhëniet në çift, pasi nuk mund të plotësojnë njëri-tjetrin, por mund të jenë miq të mirë në shumë raste.

Shenjat e të njëjtit grup (element) bashkëjetojnë mirë me njëri tjetrin pasi kanë botëkuptim të ngjashëm dhe kanë temperament të përafërt seksual, çka është shumë e rëndësishme për përputhjet në një çift.

Gjithashtu, përputhen mirë bashkë edhe shenjat midis grupeve: Ujë- Tokë dhe Zjarr- Ajër, dhe në këtë rast përputhshmëria krijohet falë ndryshimeve, të cilat plotësojnë njëra tjetrën, por nuk krijojnë tendosje.

Por lidhje tepër të vështira janë kur shenjat i përkasin kombinimit të grupeve: Ujë- Zjarr dhe Tokë- Ajër. Sipas intv.al, këta njerëz flasin pothuajse krejt “në gjuhë të ndryshme” dhe kanë totalisht botëkuptime të kundërta.

Ndërsa kombinimi i shenjave të zodiakut midis Grupeve: Ujë-Ajër dhe Tokë- Zjarr është disi më neutrale, megjithëse midis tyre ka shpesh edhe përplasje për shkak të diferencave në botëkuptim dhe karakter. Gjithsesi, një ndikim tepër të madh kanë edhe pozicionimet e planetëve pranë shenjave të cilat ndryshojnë në periudha të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat