Gjysma e familjeve nën një çati, komunikojnë me tekst mesazhe

Life style

Gjysma e familjeve nën një çati, komunikojnë me tekst mesazhe

Më: 3 mars 2017 Në ora: 08:40
Ilustrim

Pothuajse gjysma e familjeve në botë, tani i shkruajnë njëri tjetrit tekst-mesazhe, përderisa janë në të njëjtën shtëpi, shkruan Daily Mail.

Shifrat tregojnë se 45% e familjeve që kanë fëmijë shkruhen me mesazhe edhe pse janë në të njëjtën çati dhe këto shifra pritet të rriten.

Mirëpo kjo nuk është e njëjta mënyrë e përdorimit të telefonit brenda një familjeje në një shtëpi.

Një e treta e familjeve përdorin telefonat gjatë kohës së ngrënies.

Më shumë se katër në dhjetë prindër, janë ankuar se fëmijët e tyre i injorojnë për shkak se janë të shpërqendruar nga telefonat e tyre.

Në fakt, tabletat dhe telefonat mobilë, janë aq prevalent në një shtëpi, saqë po na privojnë edhe nga pushimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat