Vajza i thotë gabimisht të dashurit se po e tradhtonte, ngatërron numrin

Life style

Vajza i thotë gabimisht të dashurit se po e tradhtonte, ngatërron numrin

Më: 3 mars 2017 Në ora: 08:52
Zoe

Një djalë i quajtur Jordan, ishte duke kaluar një ditë normale në punë në pritje që të mbaronte turnin dhe të shijonte pasditen, kur befas mori mesazhin më të keq të mundshëm nga e dashura e tij Zoe. 21-vjeçari nga Baltimora e postoi në Twitter mesazhin me tekstin brutal që mori nga e dashura, e cila ia kishte dërguar atij gabimisht pasi ngatërroi numrin

Në mesazh ajo pranonte se e kishte tradhtuar atë. Mendohet se vajza kishte ndërmend ta dërgonte mesazhin tek një shoqe e saj e ngushtë.

Pasi mori mesazhin, djali e postoi atë në llogarinë e tij në Twitter me shënimin “Kur ti i thua aksidentalisht të dashurit tënd se po e tradhton #dyvjetmeatëkurvën”

Por ja se çfarë shkruante vajza në mesazhin e saj:

Jam shumë në ankth tani… Jam duke takuar një djalë pas krahëve të Jordan-it dhe nesër kemi me të vërtete plane shumë të rëndësishme sepse supozohej se Jordan-i do të ishte në punë nesër, por ai sapo më njoftoi se e paska pushim, por unë nuk dua ta lë atë djalin tjetër të ndihet keq. Ia thashë këtë djalit tjetër dhe mu duk sikur po thonte “e dija që nuk do vije” dhe për këtë ndihem mjaft keq pasi do t’i bëj të dy të ndihen keq. Unë jam një kuçkë budallaqe dhe më vjen shumë keq pasi tashmë jam depiluar në të gjithë trupin që t’ia bëja këtij djalit të ri. NDIHMË

Në një postim të mëvonshëm në Twitter, djaloshi të cilit iu thye zemra nga Zoe, shkruajti se ajo sigurisht nuk ishte vajza më inteligjente e mundshme. Postimi i tij mori rreth 50 mijë shpërndarje dhe 225 mijë pëlqime duke angazhuar pothuaj të gjithë njerëzit që e lexuan mesazhin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat