Histori erotike: Burri im ishte si një luan në shtrat, por u shokova nga ajo që zbulova...

Life style

Histori erotike: Burri im ishte si një luan në shtrat, por u shokova nga ajo që zbulova...

Nga: BOTA SOT Më: 3 mars 2017 Në ora: 20:44
Çifti, ilustrim

Një grua 48-vjeçare ka rrëfyer për “The Sun” se ka humbur dëshirën për seks me burrin e saj. E martuar qe pesë vite, ajo tregon se burri tashmë ka gjetur një tjetër grua me të cilën dëshiron të bëjë seks, përcjell Bota sot.

Rrëfimi i saj i plotë:

Burri im më ka pyetur se si do të ndihesha nëse ai do të kishte marrëdhënie seksuale me një grua që e ka njohur. Unë isha e hapur me të, dëshira ime për seks ka humbur, derisa ai kohët e fundit është I dëshpëruar, por shoqet më thonë se kjo është një fatkeqësi që pritet të ndodhë.

Ne kemi qenë të martuar për pesë vjet dhe në fillim kishim seks gjatë gjithë kohës. Por, për dy vitet e fundit dëshira ime për seks është zhdukur.

Unë jam 48-vjeçare, ndërsa ai është 44-vjeçar, dhe mosha është një problem tjetër që po ndikon në këtë.

Ai është një makinë seksi dhe shumë shpejt gjeti dikë në internet për të bërë seks me të.

Ai thotë se gjithmonë do të më dojë dhe dëshiron që ne të kthehemi së bashku - por më pyeti se si do të ndihesha në qoftë se ai do të kryente marrëdhënie seksuale me këtë grua. Çfarë mendoni ju?

Përgjigja e psikologes:

Unë jam me shoqet tua. Seksi nuk është vetëm një akt fizik, është edhe për ndjenjat dhe intimitetin.

A mund të përballosh faktin nëse ai lidhet ngushtë me një grua tjetër? A mund ta bëjë këtë ai pa u përfshirë?

Pyetni burrin tuaj që të vjen me ju për terapi seksuale. Së bashku, ju mund të gjeni një kompromis që do të shpëtonte martesën tuaj./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat