Forma e gishtave të dorës tregon shumë për personalitetin tuaj

Life style

Forma e gishtave të dorës tregon shumë për personalitetin tuaj

Më: 3 mars 2017 Në ora: 22:26
Ilustrim

Është e çuditshme se si disa gjëra që nuk mund t’i shpjegojë dot as shkenca dhe as feja, në fakt ekzistojnë dhe të bëjnë të mësosh mbi koincidenca të frikshme të trupit tonë. Këtë herë do të flasim pikërisht për formën e gishtave tanë, që tregon shumë për personalitetin që kemi. Më poshtë do t’ju tregojmë kuptimet që kanë tre format më të zakonshme të gishtave.

Gishti i drejtë
Ju keni një karakter të fortë dhe jeni një person i pavarur, por nuk pëlqeni që t’i tregoni emocionet tuaja. Edhe pse brenda vetes jeni shumë të ndjeshëm dhe të sinqertë, nuk preferoni që t’i ndani me të tjerët ato që ndjeni dhe mendoni sepse të qenit të rezervuar ju ndihmon më shumë për të qenë të kënaqur me veten.

Gisht me hark në mes
Jeni shumë besnik dhe kreativ si person. Në momentin që dashuroni dikë, e doni me gjithë zemër dhe mundoheni që asnjëherë të mos i thyeni besimin. Ju jeni shumë të dedikuar dhe gjithashtu kërkoni shumë nga vetja. Kur vendosni një synim, e arrini me sa keni mundësi. Frika juaj më e madhe është lëndimi dhe që dikush t’ju thyejë zemrën.

Gisht pak më i fryrë në mes
Ju jeni shumë miqësor, por nuk i pëlqeni sfidat dhe t’ju vënë përpara përgjegjësive të mëdha sepse nuk e keni me qejf të dilni nga zona juaj e komfortit. Ju i respektoni të gjithë dhe në përgjithësi të tjerët kanë mendim shumë të mirë për ju, por ju nuk pëlqeni që të shtireni ndaj disa herë e keni të vështirë ta ruani këtë balancë. Njerëzit duhet të mendojnë dy herë përpara se t’ju lëndojnë sepse mund të ktheheni në një bishë të vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat