5 femrat e famshme që “rrahën” burrat e tyre

Life style

5 femrat e famshme që “rrahën” burrat e tyre

Më: 4 mars 2017 Në ora: 07:29
Ilustrim

Kur është fjala për dhunën në familje, jo gjithmonë gratë janë viktima. Rëndomtë jemi mësuar të dëgjojmë për burrat që i keqtrajtojnë fizikisht gratë, mirëpo ka raste kur gratë fizikisht i mbrojnë të drejtat e tyre.

Këto janë të famshmet femra që kanë ndërmarrë një veprim të tillë.

Carmen Electra

Carmen ia kishte  gërvishtur krahun dhe grisur këmishën ish-burrit të  saj, Dennis Rodman, gjatë një kacafytjeje që patën në vitin 1999.

Emma Roberts

Gjatë një përleshjeje të dhunshme fizike në vitin 2013, Emma ia kishte përgjakur hundët Evan Petersit dhe e kishte “qerasur” atë me një seri kafshimesh që patën lënë gjurmë për një kohë.

Elin Nordegren

Thuhet se Tiger Woods ia kishte mbathur me të katrat për të shpëtuar nga kthetrat e Elinit, e cila e kishte sulmuar fizikisht dhe gërvishtur fytyrës kur e kishte zbuluar se ai kishte shkuar me një femër tjetër.

Brenda Harvey

Në vitin 1988, Brenda i kishte dhënë një dajak të mirë ish-burrit të saj Lionel Richie, pasi e kishte zënë në vepër me një grua tjetër në një dhomë hoteli në Beverly Hills.

Kelly Brook

Kelly duket se nuk përton fare t’i qeras me shuplaka të dashurit e saj. Thuhet se dy ish të dashurit e saj, Danny Cipriani dhe eksperti i arteve luftarake, Jason Statham, si burra  kishin rënë pre e shuplakave të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat