5 mënyrat se si të lini përshtypje të mirë

Life style

5 mënyrat se si të lini përshtypje të mirë

Më: 4 mars 2017 Në ora: 08:26
Ilustrim

Gjuha e trupit dërgon mesazhe të forta për karakterin tonë. Edhe kur nuk e themi ndonjë fjalë, ne flasim shumë për veten tonë. Ja se si ju mundemi në heshtje të lëmë përshtypje të mirë.

1. Rrini drejtë

Gjithmonë përpiquni që të rrini me shipinë drejtë. Mos e teproni, sepse në qoftë se ju e keni shpinën shumë të sheshtë kjo e lë përshtypjen e personit që është në një situatë të pakëndshme. Në vend të kësaj, të butësisht hidhni shpatullat tuaja prapa, ndrydheni stomakun dhe ngritni kokën.

2. Merrni një pozë të fuqishme

A keni vënë re se si pozojnë superheronjtë në librat komik dhe në filma? Ata duken të sigurtë me gjokse të drejta dhe duart në ije. Në jetën e përditshme, ju nuk keni nevojë të aktroni superheronjtë, por patjetër shmangni vendosjen e dorës në fytyrë dhe rreth gojës, pasi që këto lëvizje zbulojnë një person nevrik.

3. Mos i kryqëzoni krahët në gjoksin tuaj

Nëse ju jeni në shoqërinë e vetëm një personi, mos i kryqëzoni duart mbi gjoksin tuaj, për shkak se do të dukeni si një person i cili është duke u mbrojtur. Nga ana tjetër, nëse ju këtë e bëni në një grup, do të tregoni me gjuhën tuaj të trupit që ju dëgjoni me kujdes atë që është duke u thënë rreth jush.

4. Shikoni njerëzit në sy

Në çdo gjë duhet të jeni i moderuar, poashtu duke shikuar bashkëbiseduesin në sy. Nëse shmangni shikimin, do të dukeni të painteresuar. Por nuk është e mirë për ngulitje të tepruar të syve, sepse do të dukeni i frikshëm. Rekomandohet që të shikoni në sytë e bashkëbiseduesit tuaj, kur ju keni fjalën – në intervale prej 50 deri në 60 sekonda për të larguar shikimin në momentin kur formuloni mendimet.

5. Përkuluni pak ndaj bashkëbiseduesit

Animi i butë ndaj personi me të cilin jeni duke folur tregon se ju jeni të interesuar në atë që ky person po thotë. Por mos e teproni duke hyrë në hapësirën e bashkëbiseduesit, sepse është e vrazhdë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat