Kremi kundër rrudhave që mund ta bëni në shtëpi

Life style

Kremi kundër rrudhave që mund ta bëni në shtëpi

Më: 4 mars 2017 Në ora: 09:14
Ilustrim

Problemi më i madh i grave në të gjithë botën, është eleminimi dhe parandalimi i rrudhave.

Në vend se të harxhoni shuma të mëdha parash, këtë mund ta bëni edhe në mënyrë krejt natyrale.

Më poshtë mund të gjeni një krem për fytyrë që përmirëson lëkurën tuaj për një javë dhe krejt kjo, në mënyrë natyrale e pa shumë mund e shpenzime.

Çfarë ju duhet?

2 lugë gjelle vazelinë

1 lugë gjelle vaj bajamesh ose vaj ulliri

1 të verdhe veze

1 lugë gjelle mjaltë

1 avokado të pjekur

Si ta përgatisni?

Nxeheni vazelinën për  disa sekonda, derisa ajo të zbutet. Këtë mund ta bëni në një tenxhere ose në mikrovalë.

Shtojani më pas mjaltin dhe përzieni mirë, e pastaj shtoni edhe përbërësit tjerë duke lënë të verdhën e vezës në fund.

Përzieni krejt këtë masë mirë derisa të krijoni një masë homogjene. Vendoseni kremin në një kavanoz dhe tundeni.

Si ta përdorni këtë krem?

Fillimisht, lejoni kremin që të qëndrojë për 5 minuta ashtu.

Lajeni dhe thani fytyrën tuaj mirë, dhe më pas vendoseni kremin në fytyrë.

Masazhojeni fytyrën tuaj për disa minuta në formë rrethore.

Lëreni të qëndrojë për 30 minuta, dhe më pas pastrojeni me një peshqir, ose pambuk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat