Kruani hundët, studimi me i ri ju lë pa fjalë

Life style

Kruani hundët, studimi me i ri ju lë pa fjalë

Më: 29 prill 2017 Në ora: 02:00
ilustrim

Nuk i lejoni fëmijët tuaj të fusin gishtin në hundë sepse nuk është aspak higjienike? Një studim i ri i realizuar në Austri, do t’ju bëjë të mendoheni dy herë lidhur me këtë çështje. Ekspertët kanë zbuluar një sërë efektesh shëndetësore që ndihmojnë në rritjen e tyre. Kruajtja e hundës konsiderohet si ves jo i mirë dhe prindërit gjithnjë janë munduar t’ua largojnë atë fëmijëve të tyre. Por tashmë sipas ekspertëve, prindërit duhet të bëjnë të mundur që të vegjlit e tyre të fusin gishtin në hundë.

Por, jo vetëm kaq studiuesit shkojnë përtej imagjinatës tuaj. Jo vetëm kruajtja e hundëve, por konsumimi i sekrecioneve të hundës, ndihmon në shëndetin e mirë të fëmijëve.

Sekrecionet kanë disa baktere “të mira” që mbrojnë dhëmbët, infeksionet respiratore, ulçerën në stomak dhe nga virusi HIV. Sipas specialistit austriak të mushkërive profesor Friedrich Bischinger, njerëzit që kruajnë hundët janë të shëndetshëm, më të lumtur dhe ndoshta më të mirë në harmoni me trupat e tyre, shkruan noa.al. Këshilla e tij është të largoni turpin, të kruani hundët dhe të konsumoni përmbajtjen e tyre. “Përmbajtja që del nga aty është një mënyrë e shkëlqyeshme për të forcuar sistemin imunitar të trupit”, tha ai. Në lidhje me kruajtjen e hundëve, ekspertët thonë që jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit duhet t’a praktikojnë këtë proces.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat