Efektet e përdorimit të vazhdueshëm të telefonit nga prindërit

Life style

Efektet e përdorimit të vazhdueshëm të telefonit nga prindërit

Më: 29 prill 2017 Në ora: 23:01
Ilustrim

Përdorimi i tepruar i telefonit nga prindërit pengon jetën familjare, sipas një studimi ku janë pyetur nxënësit.

Mbi një e treta e 2000 të anketuarve të moshave nga 11 deri në 18 vjeç, i këkojnë prindërve të mos rinë gjithë kohës mbi pajisjet e tyre.

14% thonë se prindërit janë online në orën e ushqimit, dhe 95% e prindërve, që janë pyetur në veçanti, e kanë mohuar këtë.

Një fakt tjeter interesant nga nxënësit e pyetur është se kur i kanë kërkuar prindërve të heqin telefonin, 46% e prindërve nuk e kanë pasur mendjen ndërsa 44% i kanë injoruar dhe mërzitur.

Përveç kësaj vetëm 10% e prindërve besonin se përdorimi i telefonit ishte një shqetësim për fëmijët e tyre, ndërsa 43% janë shprehur se kalojnë shumë kohë online.

Studimi është bërë nga Digital Awareness UK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat