Shenjat e pazakonta që ju tregojnë nëse do të lindni një vajzë apo djalë

Life style

Shenjat e pazakonta që ju tregojnë nëse do të lindni një vajzë apo djalë

Më: 29 prill 2017 Në ora: 23:26
Ilustrim

Ndonëse mjekët pohojnë se gjinia e foshnjes së palindur mund të zbulohet vetëm permes aparaturave përkatëse, besohet se disa shenja të ndryshme që mund të përjetojë gruaja shtatzënë tregojnë nëse pritet një vazjë apo një djalë. Si e përjeton një femër shtatzëninë, se përjeton një tjetër dhe ndryshimet fizike apo hormonale nuk janë të njëjtat për çdokënd, por shenjat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të dalloni gjininë e fëmijës pa bërë eko.

Barku i ulët tregon që nëna pret të lindë një vajzë
Lëkura e thatë dhe kruajtjet paralajmërojnë ardhjen në jetë të një djali. 
Këmbët e ftohta gjatë shtatzënisë parashikojnë se gruaja do të lindë një djalë .
Të vjellat e mëngjesit: Nëse një femër shtatzënë ka shumë të vjella në mëgjes atehërë ajo pret një vajzë. Kurse mungesa e të vjellave është shenjë e djemve.
Shkëlqimi i lëkurës: Nëse lëkura ju shkëlqen dhe ju bie nuri, po prisni një djalë. Thuhet se vajzat ‘’u vjedhin’’ bukurinë mamasë sepse shkaktojnë flokë të dobët dhe lëkurë jo të shëndetshme.
Ushqimi: Nëse ju pëlqen të hani të ëmbla atëhërë është vajzë. Nëse konsumoni vetëm të kripura, sidomos turshitë e mamasë njam njam, prisni djalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat