I dashur Doktor, më këshilluat abortin por nuk më thatë që vajza ime do të ishte perfekte!

Life style

I dashur Doktor, më këshilluat abortin por nuk më thatë që vajza ime do të ishte perfekte!

Më: 30 prill 2017 Në ora: 23:03
Ilustrim

“I dashur doktor! Mikesha ime më tregoi se mjeku i saj, pasi kishte parë ekografinë e fëmijës, i kishte thënë se fëmija është në gjendje perfekte! Kur lindi, fëmija rezultoi me sindromën Down dhe shoqja ime shkoi për t’i kërkuar llogari mjekut, përse nuk i kishte treguar por ai iu përgjigj: “Të thashë që ishte perfekte”. Sa do të kisha dashur që edhe ju të ishit sjellë me mua si doktori i shoqes sime.

Erdha tek ju në një periudhë shumë të vështirë të jetës sime. Isha e terrorizuar, në ankth dhe tërësisht e përhumbur dhe në vend që të gjeja mbështetje dhe kurajo, ju më këshilluat ta abortoja fëmijën.
Ju tregova edhe emrin që doja ti vendosja, por ju më pyetët nëse ishim të sigurtë për ta sjellë këtë fëmijë në jetë, pasi jeta jonë do të ndryshonte tërësisht me një fëmijë me sindromën Down.

Pas vizitës së parë, patëm frikë të riktheheshim në klinikën tuaj. E bëtë të padurueshëm momentin më të vështirë të jetës sime, pasi nuk më thatë të vërtetën: Që vajza ime do të ishte perfekte!

Nuk jam e zemëruar, as e hidhëruar. Jam vetëm e trishtuar, sepse zemrat e vogla që pulsojnë çdo ditë nuk ju bëjnë të reflektoni. Jam e trishtuar, sepse kisha dyshime kur ju më thatë se një fëmijë me sindromën Down do të ndryshonte cilësinë e jetës. Më copëtohet zemra vetëm kur mendoj se të njëjtën gjë ia thoni nënave të tjera si unë.

Doktor, Emmy vajza ime, jo vetëm e përmiësoi cilësinë e jetës tonë, por ajo ka prekur edhe zemrat e shumë personave. Ajo na ka sjellë një gëzim të papërshkrueshëm me fjalë. Emmy na hapi sytë për të njohu bukurinë e vërtetë dhe dashurinë e pastër.
Lutja ime është kjo: kur të shihni fëmijën e radhës me sindromin Down të strukur në barkun e nënës së tij, kujtohuni për mua dhe thoni: "Fëmija juaj është absolutisht i përsosur."- shkruan  letrën Cortney Baker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat