Pije dhe zhytje: Traditat e studentëve përpara provimeve

Life style

Pije dhe zhytje: Traditat e studentëve përpara provimeve

Më: 1 maj 2017 Në ora: 11:16
Traditat e studentëve përpara provimeve

Ndërsa sezoni i provimeve po afron, studentët e universiteteve më të mira në botë po praktikojnë traditat e tyre shumëvjeçare, që për shumëkënd mund të duken të çuditshme.

Studentët e Oksfordit në Angli festuan mbrëmë atë që njihet si Zhytja e Majit.

Ata hoqën rrobat dhe u futën në ujërat e akullt të St. Andrews në Skoci.

Zhytja e Majit nuk është thjesht për gallatë.

Studentët besojnë se kjo zhytje u sjell atyre fat të mirë në provime.

Nga ana tjetër, qindra studentë të universitetit të Kembrixhit zbritën në një park dje për atë që njihet si “E diela cezariane”.

Festa organizohet përpara provimeve dhe është e mbushur me alkool.

Policia synon të ndalojë festën 80-vjeçare, e cila përfundon me atë që njihet si “E diela e vetëvrasjes”.

Arsyeja është se vitin e shkuar një student i vuri flakën vetes, por për fat nuk ndërroi jetë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat