'Hiq dorë nga burri im, ose një ditë s'do kesh fëmijë', çfarë ndodhi me gruan nga Tirana

Life style

'Hiq dorë nga burri im, ose një ditë s'do kesh fëmijë', çfarë ndodhi me gruan nga Tirana

Më: 1 maj 2017 Në ora: 21:25
Ilustrim

Një vajzë e re është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, pasi ka përndjekur dhe kanosur me jetën e saj dhe të fëmijëve, kolegen e burrit të vet,me të cilën ajo dyshonte se ai tradhtonte. 

Për shkak të xhelozisë së lindur, gruaja i dërgonte mesazhe kërcënuese “dashnores” së supozuar të burrit duke i shkruar: “…do mbetesh pa fëmijë… që mos të të duhet as vetja… do të të gjej në befasi kur nuk ta pret mendja ty... se shikon se ndodhin vrasje çdo ditë...”.    

Gjithçka ka ndodhur në muajin gusht-shtator, derisa në muajin tetor, e dëmtuara i është drejtuar policisë, duke paraqitur kallëzim penal për gruan e kolegut të saj, me të cilin në të njëjtën kompani tregtare. Pas këtij kallëzimi shtetasja R.Gj, është arrestuar dhe ndaj saj është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërkohë pak ditë më parë ajo është shpallur fajtore dhe dënuar me 6 muaj heqje lirie për akuzën e “Përndjekjes”.  

“Takova prindërit e saj,të më ndihmonin”

  Në kallëzimin drejtuar policisë, e dëmtuara ka pohuar se është kërcënuar në rrugë por edhe me mesazhe telefonike, nga shtetasja me inicialet R.Gj. Sipas saj, R.GJ, e bënte këtë veprim pasi dyshonte se mes R.GJ dhe burrit të kërcënueses që punonin në të njëjtën kompani,kishte një lidhje të fshehtë intime. Por në fakt sipas kallëzueses mes tyre nuk ka pasur asnjë gjë, përveç marrëdhënies të punës që ata të dy kishin në kompaninë tregtare ku punonin. Në dëshminë e saj përpara gjykatës pasqyruar në proçes verbalin e seancës gjyqësore të datës 4 prill 2017 shtetasja *** ajo midis te tjerave pohoi: “Unë me burrin e të pandehurës kam patur vetëm marrëdhënie pune…e pandehura dyshonte tek unë sepse unë isha e vetmja femër në atë qendër pune...me të pandehurën dhe bashkëshortin e saj jemi edhe në të njëjtën lagje..kam takuar edhe prindërit e të pandehurës të cilëve u kam kërkuar ndihmë të ndalojnë vajzën e tyre të vazhdojë me kërcënimet ndaj meje.. por e pandehura vazhdonte të më kërcënonte edhe në drejtim të fëmijës duke me thënë se do të të vras fëmijën...më pas u detyrova të ndërroj edhe numrin e telefonit dhe vendin e punës...”.

Dhunim psikologjik

Sipas kallëzueses duke qenë se ajo ndodhet në marrëdhënie pune me bashkëshortin e saj, kësaj të fundit i ka lindur dyshimi si edhe shqetësimi njëkohësisht se palët si me sipër përveç marrëdhënieve të punës ata ndodhen edhe në marrëdhënie të një natyre me të afërt me njeri-tjetrin. Për këtë shkak, sipas kallëzueses e pandehura R.Gj në mënyrë të vazhdueshme e kërcënon dhe e ofendon atë, duke i dalë asaj përpara në rrugë, si edhe duke i bërë presion në forma të ndryshme të dhunimit psikologjik, me synimin që ata të dy të ndërpresin lidhjet me njëri-tjetrin, lidhje të cilat prej kallëzueses mohohen që të jenë të vërteta, përveç marrëdhënieve të punës. Rezultat i këtyre qëndrimeve janë edhe kërcënimet dhe fyerjet në telefon nëpërmjet dërgimit të sms-ve prej të pandehurës duke e kërcënuar atë në drejtim të jetës së fëmijës së saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat