6 gjëra që duhet bërë për një marrëdhënie të shëndetshme

Life style

6 gjëra që duhet bërë për një marrëdhënie të shëndetshme

Më: 2 maj 2017 Në ora: 08:12
Ilustrim

Marrëdhënie romantike do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Nga njëra anë, ato mund të jenë një nga përpjekjet më të kënaqshme dhe të përmbushjes që ndonjëherë kemi ndërmarrë, ndërsa nga ana tjetër, mund të krijojnë ndjenjën e rraskapitjes së plotë dhe me zemër të thyer.

Ka disa gjëra që janë të rëndësishme për të mbajtur mend nëse jeni duke kërkuar që të keni një marrëdhënie të kënaqshme shpirtërore:

Ushqeni shpirtin – mos e leni të vuajë

Edhe pse shpirti nuk është diçka që mund të thyhet, ka përvoja të caktuara që mund të ju bëjnë të ndjeheni sikur jeni i thyer dhe rraskapitur. Ka edhe partnerë të caktuar që mund të ju ngrisin, fuqizojnë dhe ju frymëzojnë. Kur zgjedhni partnerin që krijon kaos dhe dramë në jetën tuaj, ju keni zgjedhur t’i lejoni partnerit të jetë pikë qendrore e ditës suaj.

Nëse ju keni qenë ndonjëherë në një marrëdhënie toksike, ju e dini se ajo kërkon shumë kohë dhe energji për ta mirëmbajtur. Në disa raste, ajo merr shumë më shumë energji nga ju se sa jep. Pra, është e rëndësishme të pranohet se kur ju keni një partner toksik (ose mikun) në një pjesë të jetës tuaj, ju jeni duke rënë dakord për të shpenzuar një sasi të madhe të kohës dhe të energjisë në atë person – dhe sfidat që vijnë me atë – në vend për vetëveten.

Kur ju keni një partner që ju lartëson dhe ju mbështet si dhe ju nxitë të zhvilloheni, marrëdhënia juaj kalon në vetë-përmirësimin në vend të vetë-rraskapitjes.

Krijoni lumturinë tuaj

Një nga kurthet më të shpeshta në marrëdhëniet e zakonshme që kam zbuluar tek vetja në raste të shumta është shpresa që partneri juaj të ju bëj të lumtur – ose dikush tjetër. Ne kemi vënë një ton presioni mbi njerëzit në jetën tonë, kur e kemi bërë këtë dhe kjo është thjeshtë e paarsyeshme.

Askush nuk është “i supozuari” të ju bëj të lumtur. Ju jeni.

Merrni kohë për të bërë gjërat që ju i dëshironi. Kaloni kohë me ata që i doni. Zgjidhni karrierën që ju përshtatet për shkak se njerëzit rrallë thonë: “Ndalo duke më bërë të lumtur, bëje veten të lumtur”. Duhet dikush të ketë lumturinë e vet për të menduar dhe thënë diçka të tillë.

Lëreni të lirë partnerin tuaj

Osho ka thënë: “Nëse e doni një lule, mos e këputni, sepse nëse e këputni, ajo vdes dhe pushon të jetë ajo që ju e doni. Pra, nëse ju e doni një lule, lëreni të jetojë. Dashuria nuk është posedim. Dashuria është vlerësim”.

Unë e dua këtë citim, sepse ai paraqet një këndvështrim krejtësisht ndryshe të dashurisë. Pra, shumë prej nesh biem në dashuri me partnerët tanë dhe pastaj shfrytëzojmë marrëdhënien duke u përpjekur ta ndryshojmë atë në atë që ne mendojmë se duhet të jetë. Nëse ne mbajmë një qëndrim të vlerësimit në vend të posedimit atëherë shmangim përgjegjësinë e ndryshimit të tyre. T’i lejojmë të bëhen ata që janë dhe i japim vetes mundësinë të qetësohemi dhe të mësojmë atë që kanë për të na mësuar.

Shijoni rrugëtimin

Marrëdhëniet na marrin vendet. Mësojmë nga njëri-tjetri, martohemi, kemi fëmijë, plakemi, krijojmë përvoja të reja dhe kështu me radhë. Por kjo është pjesa më interesante e lëmshit. Marrëdhëniet nuk janë vetëm momentet që dëshirojmë t’i ndajmë në Facebook. Ka momente të errëta në çdo partneritet. Ka ngritje dhe ulje, ashtu si jeta. Kur jemi vazhdimisht në kërkim të “momenteve të mëdha” humbim të gjithë kohën e bukur në mes. Ne harrojmë të vlerësojmë sfidat që na ndihmuan të rritemi në njerëz që jemi sot. Është e rëndësishme të vlerësojmë rrugëtimin çdo moment që mundemi.

Të qenit të prekshëm

Dhimbja është e pashmangshme, vuajtja është opsionale. Pas disa marrëdhënieve të vrazhda, unë kalova në një periudhë ku u tërhoqa larg nga të gjithë, por veçova disa njerëz të përzgjedhur që i besoja. Krijova aq shumë bagazhe emocionale dhe u fsheha pas të gjithave. Fshehja pas barrierave tona na jep përshtypje të rreme të sigurisë. Në të vërtetë, nuk ka asnjë mënyrë për të shmangur dhimbjen. Madje kur e parandaloni veten nga krijimi i marrëdhënieve të reja të shëndetshme, ju jeni të privuar nga zhvillimi, të mësuarit dhe ecjes para, dhe kjo është shumë e dhimbshme.

Pas vitesh mohimi për marrëdhënie të reja kuptova se dhimbja nuk ishte problemi, ka qenë frika e të pasurit të njëjtën përvojë që ishte problem. Njerëzit janë krijesa interesante. Ne lëndohemi dhe egoja jonë përpiqet të na mbrojë nga përsëritja e të njëjtit veprim, sepse besojmë se kjo do të ndodhë përsëri në të njëjtën mënyrë. Ky mekanizëm mund të jetë i dobishëm. Për shembull, zakonisht duhet vetëm një herë ta prekim një stufë të nxehtë për të kuptuar se ajo dhemb, kështu që nuk e bëjmë atë përsëri.

Të qenit Ju

Marrëdhëniet e reja janë emocionuese. Aq emocionuese që mund të humbemi në to. Ka disa gjëra që nuk mund të komprometohen. Gjithmonë të jeni të vetëdijshëm për dëshirat dhe nevojat tuaja personale përkrah partnerit tuaj. Çelësi për harmoni është bashkim i dy tërësive, shpirtrave të pavarur duke ecur pranë njëri-tjetrit. Të gjitha marrëdhëniet janë të ndryshme, por këto janë disa nga përbërësit që kam gjetur pa të cilët unë nuk mund të hyj në ndonjë marrëdhënie…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat