Histori tradhtie/ Seksi më i egër në jetën time, me...

Life style

Histori tradhtie/ Seksi më i egër në jetën time, me...

Më: 4 maj 2017 Në ora: 01:58
Ilustrim

Kësaj ngjarje të madhe për mua i ka paraprirë një seri e pandërprerë bisedash me temë seksuale në ordinancën e tij private. Gjatë kontrolleve gjinekologjike doktori vazhdimisht më shikonte, sikur donte t’më hante për së gjalli.

Së pari, filloi me prekje provokuese, derisa një ditë nuk u durua dhe më tha: “Oj e poshtër, a nuk po e sheh se po të dua, a?!”. Dhe, pa një e pa dy më puthi. Herën tjetër, gjatë shpjegimit të rezultatit të analizave, më ishte afruar afër dhe na ishin bashkuar trupat tanë. Unë po përjetoja një emocion të vërtetë dhe asgjë nuk e kuptoja se çka më thoshte. Në një moment më ka ofruar afër vetes, duke më shtrënguar për beli. Në kontrollin tjetër, pasi jam zhveshur dhe jam vendosur në shtrat, më ka puthur pa ngurrim dhe pas kontrollit ma la numrin e tij personal, sepse deri atë ditë e kisha vetëm numrin e tij të ordinancës, ku edhe caktoja terminin e kontrollit.

Doktorët vetëm të bukurat i shikojnë…

Sa herë që kthehesha nga vizita gjinekologjike im burrë gjithmonë më thoshte se a isha në kontroll, por asnjëherë nuk më ka pyetur se në cilën ordinancë gjinekologjike isha dhe te cili mjek.

Pas tërë kësaj periudhe, që ishte mjaft interesante për mua si femër, që isha e paprekur dhe e paprovokuar shumë deri atëherë nga meshkuj të tjerë, erdhi momenti final, të cilit nuk i parapriva, por edhe nuk e pengova, por e lejova të shkonte rrjedhshëm… Shkova për kontroll gjinekologjik, sepse dyshoja në infektim, të cilin, edhe sipas sugjerimeve me mjekun, mund ta kisha marrë edhe nga burri, i cili mund ta ketë sjellë deri te unë nga kontakti me ndonjë tjetër femër. Dhe, pas shumë analizave, dilte vazhdimisht se unë nuk jam e infektuar.

Më tha troç: Dua të bëj seks me ty…

Atë ditë isha e fundit për kontroll gjinekologjike. Trokita dhe hyra. Ishte vetëm. Si zakonisht, i hoqa xhinsët, i hoqa edhe brekët dhe mbeta në pjesën e poshtme lakuriq. Pas kontrollit më tha: “Loçka ime, sot nuk të lëshoj si më parë!”. U shtanga. Si të veproja? Më tha: “Dua të bëj seks me ty, që ta kuptosh se nuk je e infektuar!”.

Filloi t’më puthte në gojë, në vesh, në qafë… Ma zhveshi këmishën, m’i përvjeli gjimbajtëset dhe filloi të m’i puthte gjinjtë… Pastaj, më tha: “Nëse ti nuk do seks, unë nuk të dhunoj, ngase të dashuroj”.

Në ato çaste më nuk kisha çka të prisja tjetër. E di se i thash: “Sot jam e jotja dhe bëj ç’të duash me mua…”.

Pas nja gjysmë ore u ngritëm të dy, u veshëm dhe, duke e shikuar në sy, i thash: “Kënaqësi të tillë kurrë në jetë nuk kam përjetuar!”.

Dhe, që nga ajo ditë, sa herë që bëj seks me burrë, e imagjinoj doktorin… Dhe, nuk po më bie keq, sepse edhe po e kënaqi burrin, por veten edhe më shumë…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat