Kjo është gjëja kryesore të cilët njerëzit me inteligjencë emocionale e shmangin

Life style

Kjo është gjëja kryesore të cilët njerëzit me inteligjencë emocionale e shmangin

Më: 4 maj 2017 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Personat me nivele të larta të inteligjencës emocionale janë të aftë t’i perceptojnë, kontrollojnë dhe vlerësojnë emocionet e tyre, bashkë me emocionet e të tjerëve.

Inteligjenca emocionale mund të luajë rol të rëndësishëm në suksesin e një personi dhe në shoqëri.

Ende mbetet debat i hapur në qoftë se inteligjenca e tillë është talent apo mund të mësohet, megjithatë një gjë është e sigurt: personat me inteligjencë të lartë emocionale janë të aftë të preken nga emocionet dhe t’i kontrollojnë ato gjatë tërë kohës.

Sidoqoftë, në mesin e shumë gjërave të cilat njerëzit e tillë i shmangin, është edhe viktimizimi.

Pra, njerëzit inteligjentë nuk e luajnë viktimën dhe nuk i fajësojnë tjerët në qoftë se kanë një ditë të vështirë. Në vend të kësaj, ata i ri-direktojnë emocionet negative në një mendim më produktiv, dhe marrin përgjegjësi të plotë për mënyrën se si ndjehen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat