Top 4 gjërat që meshkujt beqar i kërkojnë për një marrëdhënie

Life style

Top 4 gjërat që meshkujt beqar i kërkojnë për një marrëdhënie

Më: 4 maj 2017 Në ora: 15:55
Ilustrim

Nëse jeni beqar dhe pyesni se çfarë dreqin kërkojnë meshkujt tek një partner i tyre, këtu po ju japim disa lajme të mira: kjo është ndoshta shumë më e thjeshtë se sa e mendoni.

Për javën kombëtare të beqarëve, Match.com ka nxjerrur disa statistika nga beqarët e vitit 2013 në një anketë amerikane, të cilët anketuan mbi 5000 beqarë në lidhje me atë se çfarë janë duke kërkuar këto ditë. Në kundërshtim me besimin popullor, ata u pyetën se çfarë duhet të kenë në një lidhje dhe 98% e meshkujve deklaruan ndokush që i trajton ata me respekt, 97% e tyre pohuan ndokush që ka besim te ata, 95% e tyre thanë ndokush që komunikon me dëshirat dhe nevojat e tyre si dhe 91% prej tyre pohuan nëse ndokush ka ndjenjën e humorit dhe mund t’i bëjë të qeshin.

Këto katër atribute përjashtojnë “tërheqjen fizike”, në të cilën 89% e meshkujve e kishin kërkuar. Po, tërheqja mund të jetë e rëndësishme, por mbi të gjitha, meshkujve beqarë iu interesojnë cilësi më të thella.

Oh, dhe për ju që mendoni se meshkujt janë të frikësuar nga suksesi juaj, kjo nuk është aspak e vërtetë. Rezulton se meshkujt beqarë nuk janë aspak të frikësuar nga femra të edukuara, intelektuale dhe femra në karrierë. Pothuajse 90% e meshkujve do dilnin me një femër që ka më shumë para se ai, 86% thonë se do dilnin me dikë që ka arsim të lartë dhe 87% thonë se do dilnin me dikë që është më e zgjuar se ta.

Kështuqë, herën tjetër që jeni në ndonjë lidhje që nuk mund të funksionojë, mbani mend të gjitha këto këshilla inkurajuese. Ekzistojnë meshkuj të mrekullueshëm të cilët janë duke kërkuar të njejtat virtyte sikur edhe ju…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat