Doni të bëheni i suksesshëm? Mos punoni shumë

Life style

Doni të bëheni i suksesshëm? Mos punoni shumë

Më: 6 maj 2017 Në ora: 10:25
Ilustrim

Kur kemi qenë fëmijë na është thënë se duke punuar shumë mund të arrijmë objektivat tanë. Por kur plakemi kuptojmë se njerëzit rreth nesh dhe në të gjithë botën, edhe pse kanë punuar përtej limiteve, ende nuk kanë arritur atë që duan. Thënia e vjetër se “duke punuar shumë mund të arrini drejt suksesit” nuk është më e vërtetë, nëse ka qenë ndonjëherë.

Kur isha e vogël më thoshin se t’u jepja kënaqësi e t’i bëja krenarë të rriturit dhe figurat autoritare rreth meje ishte një ndër prioritetet më të larta. Nuk është. Unë kurrë nuk mendova të bëj diçka që të më jepte kënaqësi. Shumë prej nesh kanë të njëjtin problem. Ne kurrë nuk e pyesim veten: “Dua të arrij këtë objektiv – po çfarë kuptimi ka kjo gjë për mua? Pse objektivi që dua të arrij është objektivi i duhur për mua?

Ndoshta unë mund të kem një objektiv shumë të ndryshëm, – një vizion të madh për jetën e karrierën time, – nëse nuk do të isha e detyruar për të arritur objektivat për të cilat jam angazhuar. Pse po punoni kaq shumë – për të arritur synimet tuaja apo objektivat e dikujt tjetër? Shumë prej nesh shkojnë në punë dhe ecin përpara në një rrugëtim të cilin nuk e kanë zgjedhur vetë.

Kjo do të thotë se ju nuk i keni imagjinuar mundësitë. Ju nuk e lejoni mendjen të endet dhe të gjejë ide të pamundura, të pabesueshme që mund të ndryshojnë botën, pasi fokusi juaj është thjesht “të punoni shumë” dhe të përmbushni gjithë objektivat e ditës.
Ju do të keni gjithnjë para syve listën e punëve që duhet të kryeni gjatë ditës dhe ajo nuk do të jetë asnjëherë e shkurtër. Natyrisht përmbushja e gjithë objektivave të ditës nuk është rruga që ju çon drejt suksesit. Rruga që do t’ju çojë drejt suksesit është në një drejtim të ndryshëm.

Sigurisht që kjo do të kërkojë shumë punë nga ana juaj për të realizuar vizionin tuaj, por nuk është ajo lloj pune që do t’ju çojë drejt një rritjeje të pagës apo të rishikimit të performancës suaj.

Çfarë ndryshimi bëjnë këto gjëra?

Kjo është jeta juaj. Jeni ju ai që duhet të vendosni se çfarë gjurme doni të lini në këtë planet. Hapi i parë drejt rrugës së suksesit është që ndalni së punuari, t’i thoni jo stresit dhe të lini mendjen të lirë.

Disa njerëz e bëjnë këtë gjë në një xhiro në biçikletë, të tjerë në vaskë. Ata heqin gjithë prangat mendore dhe pastaj pyesin veten: “Nëse do të varej e gjitha nga unë, çfarë do të bëja me jetën time?” Për shumë njerëz, kjo është pjesa më e frikshme. Duhet guxim për të ëndërruar pa kufij, sepse ndërgjegjja juaj kërkon që hyjë në ëndrrën tuaj e t’ju thotë: “Harroje ëndrrën – është e pamundur”.

Çështja në lidhje me ëndrrat është se nuk janë reale – jo, ende gjithsesi. Por çdo ëndërr që është bërë realitet, pikënisjen e ka tek çmenduria dhe joprakticiteti – me kalimin e kohës, gjërat pastaj janë bërë bashkë. Detyra juaj është të jeni ju të parët që të imagjinoni të ardhmen tuaj. Më pas, mund të përmirësoni vizionin tuaj dhe të nisni të shikoni se si mund të bëhen këto gjëra realitet. Mjaft punuat shumë dhe dhurojini vetes mundësinë të imagjinoni të ardhmen tuaj në ngjyra më të shndritshme se sa është tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat