3 gjërat që nuk duhet t’i mbani të fshehta nga partneri juaj

Life style

3 gjërat që nuk duhet t’i mbani të fshehta nga partneri juaj

Më: 22 maj 2017 Në ora: 16:18
Ilustrim

Ndoshta është e vështirë të flasësh me partnerin tënd të jetës për të gjitha ato që ëndërron, por në fund e kupton që duhet ta bësh këtë gjë. Një diskutim për planet për fëmijët e ardhshëm, apo për t’u zhvendosur në një vend tjetër, për dëshirat seksuale, për ato që bën gjatë ditës, etj. Të jesh e hapur me partnerin për dëshirat është rruga për t’i realizuar ato plotësisht. Mes ëndrrave të pathëna për jetën, janë edhe disa gjëra të tjera që mund të bëhen të rrezikshme për marrëdhënien tuaj, nëse ju ia mbani të fshehta partnerit tuaj. Ja cilat janë ato:

Situata financiare
Nëse i tregoni me detaje situatën tuaj financiare kjo do të ndikojë që të dy partnerët të jenë më të kujdesshëm me shpenzimet.

Aktivitetin në rrjetet sociale
Nëse i keni shkëmbyer pasuordet tuaja atëherë kjo është një zgjedhje e juaja, por nëse keni publikuar diçka në rrjetet sociale dhe nuk ia keni thënë është më mirë që ta bëni para se ta mësojë nga të tjerët.

Preferencat seksuale
Jini të sinqertë mbi çfarë ju pëlqen në dhomën e gjumit. Nuk ka asgjë për të patur turp. Shumë persona janë të pakënaqur seksualish nga partnerët dhe nuk e dinë se sa të lumtur do ishin në jetën seksuale sikur t’i bënin me dije partnerit se çfarë dëshirojnë të provojnë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat