Ja fotot nga shtëpia e seksit në Tiranë: Lodra erotike dhe …

Life style

Ja fotot nga shtëpia e seksit në Tiranë: Lodra erotike dhe …

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 11:58
Banesa ku kryhej aktiviteti gjendej tek “Komuna e Parisit”.

Gjashtë vajza të reja u arrestuan në flagrancë dhe 3 të tjera u proceduan në gjendje të lirë, në kuadër të operacionit “Chat Line 2”.

Policia ka zbuluar banesën në Tiranë, ku vajzat e mashtruara ushtronin “seks virtual” me klientë përmes kompjuterit.

“Më datë 15.06.2017, ora 20:00, u arrestuan në flagrancë shtetasit me iniciale L. B, J. H, E. T, K. A, I. U dhe E. A, banues në Tiranë. Shtetësia me iniciale L. B, me anë të mashtrimit, punësonte dhe shfrytëzonte për prostitucion, vajza të moshave të reja. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 kompjuter, 7 kamera video-online dhe 51 lodra dhe sende të tjera që përdoren si lodra seksuale,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Policia thotë se aksioni do të vazhdojë edhe për faqe të tjera që ushtrojnë prostitucion online.

Banesa ku kryhej aktiviteti gjendej tek “Komuna e Parisit”.

Tutorja L.B., 34 vjeç, nxirrte njoftime online ku kërkonte vajza për punë, por pa specifikuar se cila do ishte puna që kryenin.

Ajo kishte hapur një faqe në internet, ku abonimi mujor shkonte deri në 150 euro.

L.B., pasi rekrutonte vajzat me anë të njoftimeve, i instruktonte ato gradualisht për mënyrën e komunikimit.

Ajo merrte në punë vajza nga mosha 18 deri në 30 vjeç.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat