Trendi i ri: Fustanet me lule bore

Life style

Trendi i ri: Fustanet me lule bore

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 02:46
ilustrim

Trendi më i ri për showbizin mbarë botëror pranverë-verë duket se nuk do të jenë më kodet e kostumeve mashkullore, por luleborat e Dolce&Gabana-s.

Nga Europa në Amerikë tek yjet e showbizit evidentohet e njëjta gusto.

Marka e njohur e ka përdorur luleborën në një sërë veshjesh dhe aksesorësh, por yjet pëlqejnë më së shumti fustanet.

Image

 

Me një fustan të shkurtër dhe magjepsës është parë Kendall Jenner, që e kombinon atë edhe me çantën.

Gjithashtu Miranda Kerr, Zoe Saldana, Charlotte Casiraghi janë parë me fustanet e Dolce&Gabbana-s.

Padyshim që pjesë e këtij koleksioni ka qenë edhe ylli i muzikës Amerikane Beyonce e cila është parë të pozojë me një fustan mahnitës të markës Dolce&Gabbana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat