Bota është plot me miq të rremë, 15 leksione që duhet t’i mësoni para moshës 30-vjeçare

Life style

Bota është plot me miq të rremë, 15 leksione që duhet t’i mësoni para moshës 30-vjeçare

Më: 10 janar 2018 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Cilat janë ato leksione të cilat patjetër duhet t’i mësoni para moshës tridhjetëvjeçare?

Kjo pyetje është paraqitur në sajtin Quora.

Është përgjigjur Max Lukominskyi, drejtor marketingu në kompaninë “Evopaper”. Është autor dhe shkruan për sajtet Inc.com, Business Insider dhe BBC, raporton Telegrafi.

1. Jeta tashmë ka filluar. Nuk ka ndërprerje, dhe nuk ekziston versioni i provës. Çdo vendim mendohet mirë.

2. Miqtë tuaj “online” janë miq të rremë. Fatkeqësisht, kjo është e vërtetë. Shumica e tyre nuk çajnë kokën për ju dhe nuk do t’ju ndihmojnë kur të gjendeni në vështirësi.

3. Procesi i mësimit nuk përfundon pas diplomimit. Dija është e rëndësishme. Nëse nuk dëshironi të ngelni prapa, vazhdoni të mësoni.

4. Anëtarët e familjes suaj janë njerëzit më të rëndësishëm në jetën tuaj. Ata kujdesen për ju, prandaj ndaj tyre silluni mirë dhe vlerësoni.

5. Dobësitë tuaja nuk janë të rëndësishme, mësoni t’i pranoni. Ato që llogariten janë forcat tuaja. Punoni për to.

6. Çdo gjë që është e vlefshme kërkon shumë punë. Mos prisni t’i arrini shpejt qëllimet. Do të jetë e nevojshme shumë më tepër kohë se sa edhe mund të imagjinoni.

7. Të gjitha mundësitë për përparim janë jashtë zonës suaj të komforit. Le t’ju bëhet shprehi që të dilni nga ajo zonë.

8. Marrëdhëniet e ndërprera nuk ia vlen t’i vazhdoni. Mos humbni kohë në gjërat të cilat nuk mund t’i përmirësoni. Ndërprisni dhe vazhdoni tutje.

9. Fati u vjen vetëm atyre të cilët punojnë me ngulm. Gjërat e mira nuk u ndodhin atyre të cilët vetëm presin.

10. Nuk ekziston momenti perfekt që të fillohet diçka. Nëse dëshironi të filloni diçka, nisjani menjëherë të veproni. Mos prisni moment më të bukur, kurrë nuk do të vijë.

11. Nuk mund të arrini gjithkund dhe të keni gjithçka. Mësoni të bëni zgjedhje të duhur dhe t’u përkushtoheni gjërave të cilat më së shumti (ju) janë të rëndësishme.

12. Mos i trajtoni njerëzit pa i kuptuar mirë. Vlerësoni ata të cilët ju janë të rëndësishëm.

13. Përvojat dhe emocionet janë investimi më i mirë juaji. Masat tradicionale të suksesit – automobilat e shtrenjtë dhe shtëpitë – nuk janë më relevantë. Ndjenjat, kujtimet, përvojat, dija. Këto janë ato që janë të rëndësishme.

14. Mossukseset nuk do të thonë asgjë, vetëm sukseset vlerësohen. Mos u frikësoni nga mossukseset.

15. Askush nuk do t’ju ndihmojë. Duhet patjetër t’i ndihmoni vetvetes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat