Problemet financiare, shkaktari kryesor i divorceve

Life style

Problemet financiare, shkaktari kryesor i divorceve

Më: 10 janar 2018 Në ora: 16:13
Ilustrim

Paraja siç duket është shkaktari kryesor i ndarjes së çifteve të martuara.

E hëna e parë e vitit njihet edhe si “Dita e Divorcit” nga avokatët sepse rritet numri i njerëzve të cilët kërkojnë ta përfundojnë martesën si pasojë e stresit gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Një anketim me mbi 2,000 britanikë nga firma ligjore ‘Slater & Gordon’ ka zbuluar se problemet financiare prijnë në listën e arsyeve se përse çiftet ndahen.

“Edhe pse është periudhë e lumtur për shumicën e njerëzve, ato lidhje të cilat veçse janë të ‘çara’ pritet të shkatërrohen krejtësisht nga stresi dhe shpenzimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri”, thonë avokatët.

Një përqindje e madhe e të anketuarve kanë treguar se presionet financiare janë sfida kryesore në martesën e tyre, ndërsa 20 për qind e të anketuarve kanë treguar se fjalosen kryesisht për para.

Një në pesë njerëz nga të anketuarit e kanë fajësuar partnerin për brengat financiare, duke e akuzuar se shpenzon jashtëzakonisht shumë.

Figurat e vitit të kaluar, tregojnë se vetëm në Mbretërinë e Bashkuar janë shkurorëzuar 107,000 çifte – 5.8 për qind më shumë sesa viti paraprak. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat