Si ndikon shtatzënia në jetën seksuale të gruas në Kosovë

Life style

Si ndikon shtatzënia në jetën seksuale të gruas në Kosovë

Më: 11 janar 2018 Në ora: 15:31
Ilustrim

Shtatzënitë në Kosovë kryesisht janë të planifikuara megjithëse numri i atyre të pa planifikuara ende është i madh, 33.2%, dhe përdorimi i prezervativëve është i ulët.

Kështu është thënë në një hulumtim të realizuar nga Instituti për hulumtime shëndetësore dhe seksuale LIBIDO në bashkëpunim me Shoqatën e Mamive të Kosovës në periudhën Korrik-Dhjetor 2017.

Këtu gjithashtu thuhet që shpeshtësia e marrëdhënieve seksuale zvogëlohet dukshëm pas fillimit të shtatzënisë.

“Numri i atyre që nuk kanë pasur asnjëherë marrëdhënie seksuale gjatë një jave është trefishuar në tremujorin e parë. Në tremujorin e tretë është rritë përqindja e atyre me frekuencë 1-2 herë në javë, ndërsa frekuenca e marrëdhënieve seksuale brenda një jave në tremujorin e tretë të shtatzënësisë është më e lartë te gratë e grup moshës nën 18 vjeç” shkruan Dr. Hajrullah Fejza nga Instituti LIBIDO.

Hulumtimi “Ndikimi i shtatzënësisë në jetën seksuale të gruas në Kosovë” do të prezantohet më 16 janar.

Qëllimi i këtij hulumtimi ka qenë marrja e informative për rolin e shtatzënësisë në jetën seksuale te gratë e indirekt edhe te partnerët e tyre.

Në studim janë përfshirë 2188 gra shtatzëna nga të cilat 1510 ose 69 % kanë plotësuar pyetësorët e administruar nga mamitë në sallat e lindjes dhe në reparte në të gjitha spitalet e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat