A mund të konsiderohet seksi si ushtrim fizik?

Life style

A mund të konsiderohet seksi si ushtrim fizik?

Më: 11 janar 2018 Në ora: 17:14
Ilustrim

A mund të kualifikohet seksi si ushtrim fizik? Nëse i shikoni hulumtimet dhe përgjigjet e shumicës së trajnerëve personalë, del se përgjigja është zhgënjyese: “jo”.

Një studim ka zbuluar se një sesion i seksit që zgjatë mesatarisht 25 minuta (duke përfshirë paralojën) i djegë përafërsisht 101 kalori te meshkujt dhe 69.1 kalori te femrat. Por krahasuar me 30 minuta vrapim, që i djegë 279 kalori te meshkujt dhe 213 te femrat, seksi vështirë se mund të konsiderohet ushtrim rigoroz.

Një studim tjetër ka zbuluar se meshkujt shpenzojnë përafërsisht 3.5 kalori në minutë gjatë seksit, e cila është ekuivalente me një ecje me ritëm modest.

Një sesion mesatar i seksit zgjatë vetëm rreth gjashtë minuta (pa paralojë), dhe kështu djegia e kalorive del të jetë e vogël.

“Seksi mund të mos konsiderohet si ushtrim fizik në aspektin e djegies së kalorive dhe ndërtimit të muskujve. Sidoqoftë, djegia e 4-5 kalorive për minutë është më e mirë sesa zero”, thotë Sara Silberstang.

“Një mënyrë për ta shndërruar seksin në ushtrim kardio, është duke e zgjatur kohën e sesionit të seksit”, ka shtuar ajo.

Dhe kjo është e vërtetë! Çdo minutë që e shpenzoni duke u angazhuar në çfarëdo aktiviteti fizik, është më mirë sesa qëndrimi ulur. Si bonus shtesë, seksi ka edhe përfitime tjera shëndetësore.

“Dhjetë minuta seks kontribuojnë në shëndetin kardiorespirator, seksi i rritë nivelet e serotoninës (hormoni i lumturisë), dhe e përmirëson gjumin”, thotë Silberstang. Studimet tregojnë se seksi mund të lehtësojë çdo gjë, duke filluar nga ankthi dhe depresioni, e deri te shtypja e lartë e gjakut. Kur meshkujt përjetojnë orgazëm, trupat e tyre lirojnë seratoninë, oksitoksinë dhe prolaktinë. Studime të shumta kanë zbuluar lidhje mes seksit të rregullt dhe një reduktimi të rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe kancerin në prostatë, e gjithashtu me sistem më të fortë të imunitetit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat