Seksi gjatë menstruacioneve i bën ato të përfundojnë më shpejt – por ajo duhet të përjetojë orgazëm për ta gëzuar këtë përfitim

Life style

Seksi gjatë menstruacioneve i bën ato të përfundojnë më shpejt – por ajo duhet të përjetojë orgazëm për ta gëzuar këtë përfitim

Më: 13 janar 2018 Në ora: 17:03
Ilustrim

Të bëhemi të sinqertë, seksi gjatë menstruacioneve nuk është për çdo person!

Shumicës së njerëzve ideja e seksit gjatë menstruacioneve u duket e gërditshme dhe aspak komode, përderisa disa tjerë nuk e kanë fare problem.

Megjithatë, duket se ekziston një avantazh befasues nëse bëni seks gjatë kësaj periudhe të muajit.

Sipas ‘RSVP Live’, seksi gjatë kohës kur jeni me menstruacione, ju ndihmon t’i përfundoni më shpejt menstruacionet.

Por nuk është aq e thjeshtë sa vetëm të bëni seks, pasi që femra duhet të bëjë diçka për ta gëzuar atë përfitim – ajo duhet të përjetojë orgazëm!

Për çdo orgazëm që e përjetoni, mitra shtrëngohet. Çdo shtrëngim e largon më shpejt gjakun dhe seksi gjatë menstruacioneve jo vetëm se e shkurton gjatësinë e tyre, por gjithashtu i largon të gjithë përbërësit brenda mitrës të cilët jua shkaktojnë dhimbjet dhe presionin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat