Një traditë e cila i mbyll gratë në kasolle gjatë periodave në Nepal, Afrikë, ka rezultuar fatale për një vajzë të re.
Gauri Kumari Bayak quhej 21-vjeçarja e cila ka humbur jetën në kasollen ku e kishin futur që të kalonte ditët gjatë menstruacioneve.
E reja ishte duke ngrirë së ftohti kur është përpjekur të ndezë një zjarr për të mbajtur ngrohtë vendin. Por përpjekja e dëshpëruar ka rezultuar fatale pasi vajza është asfiksuar nga tymi i krijuar, për shkak se brenda kasolles nuk kishte dritare.
21-vjeçarja është gjetur e vdekur nga fqinjet që kishin të njëjtin problem.
Burri i saj, një oficer policie, tha se kurrë nuk e kishte detyruar bashkëshorten të ndiqte traditën, por ajo kishte këmbëngulur, sepse gratë në zonë e kishin bërë këtë për vite me rradhë.
Praktika tronditëse, e njohur si 'chhaupadi', u shpall teknikisht e jashtëligjshme në këtë vend një dekadë më parë, por gratë janë ende të paprekshme kur kanë periudhën e tyre të periodave.