Mënyrat si ta përdorni jogurtin për lëkurën tuaj

Life style

Mënyrat si ta përdorni jogurtin për lëkurën tuaj

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 07:18
Ilustrim

Përparësia më e madhe e kozmetikës natyrale është se mund të shkoni në frigorifer dhe të gjeni disa përbërës të mrekullueshëm.

Nëse mësoni se si t’i kombinoni ato siç duhet, nuk do t’iu duhet të shpenzoni para për produkte të shtrenjta kozmetikore.

Jogurti është një nga këta përbërës të fuqishëm. Është i pasur me zink dhe acid laktik dhe është i shkëlqyeshëm për zgjidhjen e një sërë problemesh të lidhura me bukurinë e që femrat përballen çdo ditë.

Përmes këshillave të mëposhtme mësoni se si ta përdorni jogurtin në mënyrën më të mirë të mundshme e që lëkura juaj të përfitojë.

I jep freski fytyrës tuaj

Nëse lëkura juaj është e thatë dhe keni nevojë për hidratim, atëhërë jogurti është zgjedhja ideale për ju. Thjesht aplikojeni një shtresë të hollë të jogurtit në fytyrën tuaj.

Pas 10 minutash, pastrojeni fytyrën me ujë të vakët. Acidi laktik që gjendet në jogurt e bën atë që të jetë maska (scrub) perfekte për fytyrën tuaj pasi e zbut atë dhe i jep hidratim.

Largon aknet

Nëse dëshironi t’i hiqni qafe aknet, atëherë aplikojeni një shtresë të hollë jogurti në fytyrën tuaj. Lëreni të qëndrojë për të paktën gjysmë orë dhe më pas pastrojeni fytyrën me ujë të ftohtë.

Jogurti ka veti anti-bakteriale prandaj është edhe një tretman i mrekullueshëm natyral për aknet.

Largon njollat e errëta në lëkurë

Acidi laktik ndihmon në zbardhjen e njollave ose shenjave të errëta në fytyrë. Aplikoni jogurt në fytyrën tuaj dhe shtoni disa pika lëng limoni. Lëreni të qëndrojë kështu për gjysmë ore, pastaj pastrojeni fytyrën me ujë të vakët.

Për të arritur rezultat më të mirë, aplikoni maskën dy ose tri herë në javë.

Qetëson djegiet nga dielli

Jogurti përmban zink dhe ndihmon për të qetësuar djegiet e shkaktuara nga ekspozimi i tepërt i diellit.

Aplikoni jogurt në trup dhe pritni të paktën pesëmbëdhjetë minuta. Pastaj pastrojeni me ujë të vakët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat