Mashkull simpatik apo burrëror…?

Life style

Mashkull simpatik apo burrëror…?

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 16:19
Ilustrim

Nofulla të ngushta, krahë me muskuj, vetulla të holla dhe pak mjekër: këta janë tregues të një niveli të lartë testosteroni dhe të një gjendjeje të mirë shëndetësore te meshkujt. Teorikisht, janë kushte perfekte për të sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm.

Një grua që sheh me kujdes një burrë, është e sigurt se në mendjen e saj po bën disa llogari. Zakonisht femrat janë të prirura të zgjedhin meshkuj bukuroshë dhe të shëndetshëm që të sjellin në jetë fëmijë si baballarët.

Çdo detaj i fytyrës së mashkullit është një tregues i çmuar i gjendjes së tij shëndetësore dhe e pajtueshmërisë së çiftit. Por pavarësisht kësaj, studiuesit skocezë të universitetit “Aberdeen” kanë zbuluar se tani femrat nuk llogarisin vetëm tiparet fizike të mashkullit. Ato vlerësojnë si treguesit socialë ashtu edhe progresin e vendit ku mashkulli jeton.

Kështu, në zonat më të varfra, lexohet në revistën “New Scientist” femrat preferojnë meshkujt simpatikë me fytyrë të lëmuar, ndërkohë që ata me tipare më femërore preferohen më shumë në vendet e pasura.

Duke pasur parasysh këto të dhëna, psikologët janë përpjekur të zbulojnë atë që disa femra pëlqejnë te meshkujt pak të vrazhdë e autoritarë dhe tek ata më bukuroshë.

Fakti që femrat gabojnë nuk është marrë seriozisht në konsideratë. Sipas studiuesve, femrat janë të afta të bëjnë llogari që për shkencëtarët janë të panjohura. Dhe në fakt, psikologët e universitetit “Aberdeen” kanë zbuluar se testosteroni përveçse ka shumë avantazhe, ka edhe kundërindikacione. Në tentativën e tyre për të llogaritur gjithçka, studiuesit skocezë kanë zbuluar se një përqindje e lartë e hormonit mashkullor te mashkulli shoqërohet me sjellje agresive dhe tendencë ndaj tradhtisë.

Ashtu si edhe në vendet e zhvilluara, ku kurat shëndetësore janë të nivelit të lartë, ia vlen të zgjedhësh një partner jo shumë bukurosh, por që është i gatshëm të krijojë një lidhje të shëndetshme dhe të ndihmojë në rritjen dhe edukimin e fëmijës.

Studiuesit e universitetit “Aberdeen” kanë përfshirë në studimin e tyre 4500 femra nga 30 vende të ndryshme, por që të gjitha i përkisnin racës së bardhë dhe ishin heteroseksuale, duke përdorur një pyetësor i cili mund të gjendjet edhe në internet.

Çdo vullnetareje i kërkohej që të vlerësonte tërheqjen e saj për një sërë fytyrash mashkullore të ndryshuara me kompjuter. Fytyrat e prekura, ndaj të cilave femrat tregoheshin shumë të ndjeshme ishin të rrumbullakëta, kishin mjekër, ballin e madh, flokë të lëpirë pas koke, vetulla të holla dhe të larguara nga njëra-tjetra, sy të vegjël si bajame dhe buzë të trasha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat