Çiklizmi e rritë epshin seksual te gratë

Life style

Çiklizmi e rritë epshin seksual te gratë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 17:15
Ilustrim

A ka nevojë jeta juaj seksuale për një përmirësim? Sipas hulumtimeve të reja, femrat të cilat merren me çiklizëm raportojnë për funksion më të mirë seksual sesa ato që nuk merren me këtë sport.

Ky konstatim është në kontradiktë me studimet e mëhershme të cilat kishin sugjeruar se çiklizmi shpie në disfunksion seksual te gratë.

Hulumtuesit i kishin marrë disa gra nga SHBA, Kanada, Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Zelanda e Re, dhe i kishin ndarë në dy grupe – ato të cilat merreshin me çiklizëm dhe i bënin mbi 30 kilometra çiklizëm brenda jave; dhe grupi i dytë përbëhej nga gratë të cilat çiklonin më pak.

Rezultat jo vetëm se nuk kishin treguar se çiklizmi nuk ka ndikim negativ në funksionin urinar apo seksual, por gjithashtu ka treguar se femrat që merren më shumë me çiklizëm raportojnë për përvoja më të mira seksuale.

Ky studim vërtetë se iu jep shpresë të gjitha grave të cilat kanë probleme të tilla. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat