Meshkujt e vlerësojnë si më të mençur se femrat edhe atëherë kur i kanë notat e njëjta

Life style

Meshkujt e vlerësojnë si më të mençur se femrat edhe atëherë kur i kanë notat e njëjta

Më: 16 maj 2018 Në ora: 16:41
Ilustrim

Një studim i parë i llojit të vet tregon se në lëndën e biologjisë meshkujt e perceptojnë veten si më të mençur edhe atëherë kur notat e femrave dëshmojnë se ato janë po aq të mençura sa meshkujt.

Studimi, i cili është publikuar në muajin prill në revistën ‘Advances in Physiology Education’, tregon se gjinia ndikon shumë në perceptimet e studentëve për inteligjencën e tyre, e veçanërisht kur e krahasojnë veten me tjerët.

Katelyn Cooper, studente e doktoraturës dhe udhëheqëse e studimit, ka folur me qindra studentë si këshilluese akademike dhe bisedat e saja kanë shpirë në këtë projekt.

“I pyesja studentët se si po iu ecshin studimet dhe kështu vërejta diçka interesante: tërë kohën femrat më thoshin se ndiheshin të frikësuara që studentët tjerë po mendojnë se ato janë budallaqe. Këtë nuk e kam dëgjuar asnjëherë nga meshkujt në të njëjtën lëndë të biologjisë, kështu që vendosa ta studiojë”, ka treguar ajo.

Kështu, Cooper me ekipin e saj hulumtues filluan ta studionin këtë përmes anketimeve dhe eksperimenteve të ndryshme dhe u befasuan kur zbuluan se femrat janë shumë më të prira ta nënvlerësojnë inteligjencën e tyre sesa meshkujt.

Edhe atëherë kur një mashkull e një femër e kanë pasur notën e njëjtë në një lëndë, mashkulli ka qenë më i prirë të thotë se është më i mençur sesa shoqja.

Pra, këto hulumtime tregojnë se meshkujt kanë vetëbesim më të madh sa i përket inteligjencës së tyre, dhe vazhdimisht e vlerësojnë veten si më të mençur se shoku e shoqja me të cilin kanë punuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat