Fitojeni vëmendjen e saj brenda 10 minutave - Bota Sot
Fitojeni vëmendjen e saj brenda 10 minutave

Life style

Fitojeni vëmendjen e saj brenda 10 minutave

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 15:18
Ilustrim

Shumë gjëra sillen në mendjen e gruas kur takoheni.

Me fjalët dhe gjestet e duhura, shumë lehtë ajo mund t’i ketë në mendje gjërat e duhura.

Mënyra si qaseni
Truri i saj menjëherë e matë gjatësinë dhe simetrinë e fytyrës tuaj në momentin që takoheni. Tani duhet ta bindni për karakterin që keni. Afrojuni me plot vetëbesim. Është mirë të flisni përballë njëri-tjetrit dhe ta mbani tërë kohën kontaktin me sy.

Mënyra si prezantoheni
Një shtrëngim i mirë i dorës nuk është rrugë e shkurtë për në shtratin e saj, megjithatë një shtrëngim i keq i dorës mund t’jua rrënojë të gjitha shanset që i keni me të. Duart janë të mbushura me nerva dhe personat me shtrëngime të dobëta të dorës perceptohen si të turpshëm. Prandaj mbajeni pijen me dorën e majtë dhe shtrëngojani mirë dorën.

Zëri juaj
Femrat më joshëse i preferojnë meshkujt me zë të thellë, sipas hulumtuesve skocezë. Zëri i thellë sugjeron për nivele të larta të testosteronit, shenjë e forcës dhe fuqisë riprodhuese. Ajrin nxirreni me diafragmë e jo me fyt. Kjo e zgjatë kolonën e ajrit që lëvizë përgjatë telave tuaj të zërit dhe ju ndihmon të tingëlloni më mirë.

Hapeni ndonjë temë
Thoni diçka që thekson detaje rreth saj. “Shoqja juaj duket e mirë – si e ke njohur atë?” është kompliment dhe mundësi për të folur për të kaluarën e saj. Krijimi i një lidhje të tillë liron dopaminë, gjë e cila ia përmirëson asaj disponimin.

Komunikimi
Një tjetër këshillë komunikimi që duhet ta keni parasysh: flisni me të njëjtin ritëm si ajo dhe ajo do t’ju konsiderojë si inteligjent, zemërgjerë, me plot vetëbesim dhe ambicioz. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera